• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EMA miratoi dozën e tretë të Pfizer/ Çfarë do ndodhë me shqiptarët që kanë marrë vaksinën kineze? Zv/ministrja: Ja skenari

by Java News
05/10/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi EMA aprovoi përdorimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer tek personat mbi 18 vjeç që kanë imunitet të dobët, sot në Zona Zero në Top News, foli zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tregoi se çfarë do të ndodhë në Shqipëri.

Ajo tha se të gjithë grupet e riskut, ku futen personat me imunitet të dobësuar, do të bëjnë një dozë të tretë, por për momentin është dhënë leja vetëm për vaksinën Pfizer e Moderna.

“Ata që kanë një imunitet të dobësuar, që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe që rrezikojnë më shumë nëse s’marrin një dozë të tretë. Pra një dozë e tretë do i rriste imunitetin. EMA ka miratuar për vaksinën Pfizer dhe Moderna. Vlerësohen grupet me imunitet të kompromentuar,” tha TOmini..

Çfarë do ndodhë me ne në Shqipëri ku një pjesë e madhe janë vaksinuar me vaksinën kineze?

Është e rëndësishme të kemi një stok të vaksinave, dhe qeveria shqiptare i ka bërë të gjitha përpjekjet që të kemi 3 milionë vaksina brenda 2021. Oferta kundrejt kërkesës aktualisht është më e madhe. Rekomandimi që japin ekspertët më të mirë në vend shkon për grupet e riskut. Rekomandimi i EMA-s është për Pfzier dhe për Moderna. Janë ekspertët ata që do të thonë nëse do të bëhet një dozë e tretë për ata që kanë bërë vaksinën kineze SINOVAC.

Kur mund të ketë një vendim nga komiteti i vaksinimit për dozën e tretë në Shqipëri?

Takimet mes ekspertëve janë dinamike dhe në varësi të situatës do të merret një vendim. Situata përvijon me një trend rritës por i qëndrueshëm prej javësh. Situata në spitale reflektohet me 185 individë të shtruar, dhe 35 prej tyre kanë kërkuar terapi intensive. Rastet e lehta menaxhohen nga mjeku i familjes. Pacientët që shtrohen kërkojnë trajtim të specializuar. Nuk duhet të neglizhojmë masat./m.j

Next Post
Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!

Shqiptarëve u interesojnë vetëm 'krimet e pasionit', krimet e luftës nuk u bëjnë përshtypje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! Ndezin zjarr para Kryeministrisë, tymi i zi mbulon sheshin

Pamjet me dron/ Protesta e PD e parë nga sipër, protestuesit e opozitës heqin maskat! Ndezin zjarr para Kryeministrisë, tymi i zi mbulon sheshin

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

FOTO-LAJM/ Protesta kombëtare, kryepolici Hita inspekton në terren efektivët e angazhuar në terren! Zbulohen kërkesat për blutë

October 24, 2026
Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha deri tani i mungon sheshit (FOTO)

Nis me vonesë protesta e PD-së para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja nga lart! Udhëhiqen nga Noka, Berisha deri tani i mungon sheshit (FOTO)

October 24, 2026
Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

Demokratët e Lezhës, Shkodrës dhe Fierit i bashkohen protestës së PD-së në Tiranë

October 24, 2026
I katërti në botë, Erkand Qerimaj akuzon: Ekipi ynë nuk ka një fizioterapist!

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

October 24, 2026
Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

Qeveria nis pastrimin e makinave të vjetra, bashkitë do t’i mbledhin, dorëzimi për shkatërrim do të jetë falas

October 24, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
“I përfshirë edhe krimi i organizuar”- Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër!

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In