• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekzekutimi i të infiltruarit të Policisë/ Rrëfehet babai tij: Sokoli dinte vendet ku mbillej hashashi

by Java News
17/03/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Rrefimi Juaj” sjell rrëfimin e Rexhep Velirajt, i cili prej 4 vitesh është ende i paqartë për shkaqet e vrasjes së djalit të tij Sokol Velirajt, i cili u gjet i pajetë në aksin rrugor Elbasan- Peqin më 20 prill 2019.

Shkaku i vdekjes ishte një aksident automobilistik, ku një trajler e goditi teksa ai ishte në rrugë, por autori dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjendur.

Sokoli ishte martuar 2 herë dhe ishte babi i 2 fëmijëve. Mbas martesës me gruan e parë ai u largua nga shtëpia e prindërve të tij dhe shkoi të jetonte me bashkëshorten. Një kushëri i gruas i mbushi mendjen Sokolit që në banesën e tij të strehonte një vajzë e cila do të qëndronte për pak ditë. Më pas ajo vajzë u arrestua për prostitucion dhe bashkë me të, në pranga u vu dhe Sokoli.

Ne momentet ku Sokoli ishte duke vuajtur dënimin, babai i tij, Rexhep Veliraj zbuloi nusen e tij duke folur me një tjetër person teksa ai i kërkonte të vinte brenda shtëpisë. Pas kësaj ngjarje, bashkëshortja e Sokolit u largua nga banesa duke lënë vajzën e tyre në shtëpinë e prindërve të Sokolit. Pas largimit të nuses së djalit, Rexhepi filloi të kërkonte në polici se ku ndodhej bashkëshortja e djalit te tij, e cila ishte larguar jashtë vendit. Pas daljes nga burgu Sokoli nisi procedurat e divorcit.

Edhe pse kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu, ai do të ndeshej me fjalët ngacmuese për ish-bashkëshorten e tij nga efektivë të policisë së Elbasanit. Fjalët fyese do të detyronin të riun që t’i godiste me një biçak, duke përfunduar sërish në pranga.

Pas daljes nga burgu Sokoli do të niste një jete të re me një vajze e cila banonte në qytetin e Pogradecit. Por pas lirimit të tij ai do të kthehej një i infiltruar i policisë, ku do të zbulonte vende të mbjella me kanabis.

Nisja e një jete të re në Pogradec do të sillte shumë peripeci, pasi ai do të dhunohej nga vjehrri i tij. Mbas ndarjes me gruan e dytë, Sokoli kthehet në shtëpinë e prindërve të tij. Nuk do të zgjaste shumë orë dhe në celularin e tij do t’i vinte një telefonatë e cila do ta revoltonte tej mase duke e detyruar të thyente dhe kartën e celularit. Pasi theu kartën e telefonit ai u largua nga shtëpia e tij dhe ky ishte fragmenti i fundit që Rexhepi dhe bashkëshortja e tij do ta shikonin për herë të fundit djalin e tyre të madh, sepse pas pak ditësh ai u gjend i vdekur.

Rexhepi, babai i Sokolit ka dyshime se polica dhe gjykata është duke fshehur të vërteten e vrasjes së djalit të tij, pasi ai nuk është thirrur asnjëherë në seancat gjyqësore. Procedurat kanë ndaluar pasi nuk ka prova qe vërtetojnë te kundërtën. Kane kaluar 4 vjet nga vdekja e djalit të tij dhe Rexhepi ende kërkon drejtësinë e munguar. Ai dëshiron të dijë se cilat ishin shkaqet që sollën vdekjen e djalit të tij, dhe cilët ishin autorët.

Gruaja e dytë nga Pogradeci ka pohuar se e di se cili është autori i vrasjes se Sokolit, por ndihet e rrezikuar. Rexhepi sot është duke u ndeshur dhe me largimin e nipërve te tij, pas ish-bashkëshortet e djalit nuk lejojnë që gjyshi të takojë mbesat e tij.

“Erdhi në shtëpi, dikush e mori në telefon, mori kartën e theu. Shau një herë dhe iku. A ka qenë polic ai që e mori që mu zhduk çuni menjëherë? A ka qenë ai që e ka vrarë ai që e kërcënoi nuk e di. Se iku për çoban, se ku iku nuk e mora vesh. Nuk fola më, se nuk kisha numër telefonin, ai e theu kartën.

Kur të ikën shpirti i djalit, për çfarë e do jetën kot. Shokët e mi pyesin, si është puna e çunit. Nuk di asgjë. Dhe vendin që thanë ata, shkova atje mora taksi, pyeta, më thanë këtu nuk kanë ndodhur gjë, shiko më poshtë afër Papërit. Kush e mori, e vrau aty, e hodhi aty? Thonë e ka shtypur trajleri.

Këtë e gënjente policia, këto që dalin nga burgu, për të mbyllur boshllëqet e veta bëhen spiunë të dhomës, të shokëve të vet. Ka shumë njerëz që i njoh dhe në burg kanë qenë, bëhen të infiltruar.

Ai dinte të gjitha vendet e hashashit, ku ishin, ku nuk ishin. Si duket ndonjë polici aty që i ka hipur në gozhdë…

Ajo thotë e di kush ma vrau burrin tim. Kur e di pse nuk ma thotë?” thotë Rexhep Veliraj, babai i Sokolit./m.j

Next Post
Njerëzit janë të çmendur pas tij, Luizi merr dhuratë makinën super luksoze që kushton me mijëra euro

Njerëzit janë të çmendur pas tij, Luizi merr dhuratë makinën super luksoze që kushton me mijëra euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In