• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Dorëheqja e Ndokës, Ndrec Dedaj: Nuk e lë Bashkinë!

by
10/09/2015 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk do të jetë Ndrec Dedaj deputeti i ri i Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës. Konfirmimi ka ardhur nga vetë ai në një prononcim ekskluziv për JavaNews.al, i cili ka hedhur poshtë zërat që e shihnin atë në karriken e deputetit, pas dorëzimit të mandatit nga Arben Ndoka si dhe arrestimit të Armando Prengës.

I kontaktuar me telefon, kryetari i Bashkisë së Mirditës, i dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit të këtij viti, u shpreh se askush nuk i ka kërkuar atij që të lërë postin e kryebashkiakut për të zgjedhur atë të deputetit. Madje ai thekson për JavaNews.al se populli i Rrëshenit, e ka votuar atë si Kryebashkiak dhe se ai është i vendosur për të vazhduar në këtë detyrë.

“T’ju them të drejtën po ndjek shkrimet që po dalin në media. E vërteta është se nuk më ka kërkuar njeri për mandatin e deputetit. Populli i Rrëshenit më ka votuar për Kryebashkiak dhe jam i vendosur të vazhdoj në këtë detyrë.” tha kryebashkiaku Dedaj për JavaNews.al

Dorëzimi i mandatit të deputetit nga Ndoka si dhe arrestimi i deputetit tjetër socialist të Lezhës, Armando Prenga, pritet të rifreskojnë përfaqësimin e PS në Kuvend.

Gjithsesi, që Prenga të humbasë mandatin, do të duhet një vendim i formës së prerë nga gjykata. Megjithatë, në radhët e socialistëve është hapur diskutimi se kush do të jetë ai që do të zëvendësojë Ndokën në parlament. Në listë i radhës është pikërisht Ndrec Dedaj, por ai shprehet i vendosur për të vazhduar me mandatin e Kreut të Bashkisë, duke lënë në pikëpyetje selinë rozë.

Ajo që dihet deri më tani është se Rama kërkon të shmangë kandidatin Eduard Ndocaj, i cili pak kohë më parë akuzoi publikisht Kryministrin si “bukëshkalë” duke i kujtuar shpenzimet për një drekë me të në Itali.

Next Post

Armë dhe drogë, në pranga tre shtetas në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com