“Shqipëria shquhet për larmi të peizazheve e atyre biologjike dhe radhitet ndër vendet me biodiversitetin më të lartë në Europë”- shprehet Ekonomi.
Sipas saj, fokus i punës tonë është të sigurohemi që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të trashëgojnë një mjedis të larmishëm.
Shqipëria aderon në Protokollin e Nagojës që nga viti 2012 me anë të ligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Nagoyës për aksesin në burimet gjenetike dhe ndarjen e drejtë e të barabartë të përfitimeve që rrjedhin nga përdorimi i tyre”, të Konventës së biodiversitetit “Për larminë biologjike”.
Ndër 23 vende pjesëmarrëse në këtë iniciative, Shqipëria është një nga 4 vendet që ka krijuar një ligj të tillë.