• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eduart Ndocaj betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën

by Ben Andoni
29/10/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tashmë është zyrtare, Eduart Ndocaj është deputeti më i ri i kuvendit, teksa para pak çastesh, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, i është dhënë “bekimi” për të qenë mbajtësi i ri i mandatit në qarkun e Lezhës, për PS. Tanimë, me nisjen e seancës plenare të kësaj të enjte, pritet vetëm betimi i deputetit Eduart Ndocaj për të bërë formal dhe mandatimin e tij.

Para disa ditësh KQZ vendosi që ti japë mandatin Eduart Ndocajt, pas dorëheqjes së deputetit Arben Ndoka. Në listën shumëemërore të Partisë Socialiste për Lezhën, në rradhë pas Ndokajt qëndronte Ndrec Dedaj, i cili refuzoi mandatin e deputetit, pasi në zgjedhjet e 21 qershorit u shpall kryebashkiaku i Mirditës. Kësisoj, KQZ vendosi që mandati ti kalonte Eduart Ndocajt, si personi, në rradhë të listës shumëemërore të PS për këtë qark.

Betohet deputeti i ri i PS Eduart Ndocaj

Senca plenare ka nisur me procedurën formale të betimit të deputetit Eduart Ndocaj. Fillimisht fjalën e ka marrë Ulsi Manja i cili bëri të ditur vendimin e Këshillit të mandateve për ti dhënë mandatin e deputetit Eduart Ndocaj. Deputeti socialist Manja ka shtuar se gjatë kontrolleve që janë bërë nuk është gjetur asnjë e dhënë në lidhje me ndonjë shkelje të mundshme ligjore nga ana e Eduart Ndocajt.

Më pas fjalën e ka marrë nënkryetarja e Parlamentit Valentina Leskaj, e cila ka artikuluar fjalimin formal të betimit. Në momentet kur kamera i është drejtuar deputetit Ndocaj, ky i fundit nuk ishte ngritur në këmbë. Duke vërejtur këtë, deputetët e PS i kanë bërë shenjë Ndocajt të ngrihet në këmbë dhe më pas ky i fundit ka reaguar, është ngritur në këmbë dhe pas përfundimit të formulës së betimit që artikuloi nënkryetarja Leskaj, ka thënë “BETOHEM”.

Eduart Ndocaj nuk mban “premtimin” e tij

Pavarësisht se deputeti Cowboy në deklaratat e tij thoshte se në Parlament do të hynte me kapelen e tij prej kubojsi, nuk ka ndodhur kështu. Pak para disa momentesh, deputeti Ndocaj është parë të hyjë në sallën e Parlamentit, i veshur serioz, me një palë xhinse, këmishë e xhaketë, dhe më e rëndësisshmja, pa mbajtur elementin e tij karakteristik, kapelen e kaubojsit. Në të kundërt të kapeles, deputeti më i ri i kuvendit ka hyrë në sallën e seancave plenare me një dosje.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=1xEKxSB2-vg

Eduart Ndocaj mban “premtimin” për makinën e “Padrinos”

Siç shihet dhe nga pamjet, deputeti Eduart Ndocaj ka ardhur në seancën plenare me makinën alla Padrino, ku shihet se kapelen e kaubojit, e ka lënë në pjesën e prapme të saj.

https://www.youtube.com/watch?v=dhMSFiIa41c

 

Next Post

"ISIS po planifikon sulme masive në Mbretëri të Bashkuar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

Apeli i ish-krerëve të UÇK-së/ Nga 30 ditët e para te vendimi përfundimtar, ja si vijon beteja ligjore

September 18, 2026
Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

September 18, 2026
Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

Lufta ndot Gjirin Persik! Mbi 100 derdhje nafte, rrezikohen koralet dhe zonat e mbrojtura

September 18, 2026
“Nuk është verdikt përfundimtar!”- BE reagon para vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK: Respektoni verdiktin e Speciales, e drejta…!

Se për ta, liria e Kosovës ishte e para

September 18, 2026
25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

25 vite burg për Jakup Krasniqin, i biri: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin!

September 18, 2026
Orët e Tiranës

Orët e Tiranës

September 18, 2026
Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

Sondazhi trondit Netanyahun! Eisenkot kryeson me 48% për postin e kryeministrit, 40% për liderin e Likud

September 18, 2026

“Po paguajmë shtrenjtë”, Erion Braçe kërkon të hiqen taksat që rëndojnë naftën

September 18, 2026
“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

“Berisha e përdori vrasjen e Azem Hajdarit si alibi për të marrë pushtetin me dhunë”, ish-drejtuesi i Policisë zbardh prapaskenat e 14 shtatorit 1998

September 18, 2026
Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com