• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edi Rama mund të marrë Bashkinë e Shkodrës me Benet Becin, votat e Agron Çelës vendosin!

by Java News
31/12/2022 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta ‘Koha Jonë’ e Nikolle Lesit shkruan se Edi rama dhe Partia Socialiste mund te marrin per here te pare pas 32 vitesh pos-komunizem drejtimin e Bashkise se Shkodres, qe mbahet aktualisht nga Bardh Spahia i mbeshtetur nga Sali Berisha dhe “Rithemelimi”.

Gazeta e Lesit rendit nje sere faktoresh, mes te cilave ndarjen e PD, shuarjen e PL te Metes pas largimit te deputetit shkodran Agron Çela drejt PS dhe cilesine e kandidatit socialist Benet Beci.

“Edi Rama llogarit gjithçka, si të thuash është me kembë në tokë, ndonëse duhet pranuar se ka çdo pushtet në Shqipëri. Edhe ndarjen e Pakos së Madhe me lekë, diku afro 80 milionë euro për të gjitha shtresat shoqerore në vend, e bëri me një pikësynim politik; të marrë votat.

Çdokush po të ishte në pushtet e bënte, por Rama gjeti mënyrë elokuente për ti justifikuar këto miliarda me lekë si ndihmë.

Zgjedhjet vendore te 14 majit 2023 do të jenë vendimtare si për fatin e Edi Ramës, por ashtu edhe për opozitën, por sidomos për PD. Nëse fjala vjen i humbet PS, e sigurtë se opozita do ta bllokojë kryeministrin derisa ai të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këtë e di mjaft mirë Edi Rama.

Ndaj PS-ja ka vendosur të bëjë gjithçka për ti fituar ato. Përveç punëve që ka bërë nëpër bashki, Edi Rama ka shpërndarë që nga muaji tetor krejt strukturat e PS-së drejt bazës në takime. Mjafton të shikosh Damian Gjiknurin, sekretarin e përgjithshëm të PS-së, gjithë baltë nga fshatrat sepse e ka detyrë të takojë çdo njeri; dhe mjafton të kuptosh se kryeministri e ka seriozisht këtë fushatë.

Po kështu Rama i jep çdo ditë një dorë të mirë përçarjes së opozitës dhe duhet pranuar se e bën në përfeksion.

PD-ja është akoma pa zot, juridikisht, ndaj lihet akoma pa u dhënë vendimi i gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi do shtyhet derisa të jetë afati limit para regjistrimit në KQZ. Dhe do ia japin grupit Alibeaj.

Me kaq zgjedhjet janë të fituara nga PS.

Ndërkohë Edi Rama që ti verë vulën fitores dhe ta pranojnë të gjithë, pra edhe vetë dy PD-të, po synon të marrë Shkodrën, një bastion 32 vjeçar që e merr përherë e djathta.

Ndaj Edi Rama mori deputetin e Ilir Metës, shkodranin Agron Çela. Në të vertetë Agron Çela ka votat e tij personale në Shkodër. Fati ka qenë i partisë së Metës që e pati bindur të ishte me LSI (sot PL).

Ikja e Agron Çelës dhe kalimi i tij direkt me PS krijon frikë te e djathta, sepse diferencat në Shkodër janë shumë të vogla mes PD se Berishës dhe PS. Natyrisht duke llogaritur votat që heq grupi Basha-Alibeaj, që nuk janë pak.

Ja lista zyrtare e votave me datën 7 Mars në Bashkinë e Shkodrës:

  • Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë mori 20 mijë e 125 vota
  • Majlinda Angoni e Partisë Socialiste mori 18 mijë e 176 vota

Pra diferenca e votave mes PS dhe kandidatit të Shtëpisë së Lirisë ishte 1 mijë e 949 vota.

Ndërkohë që Agron Çela në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021 mori i vetëm 2656 vota preferenciale.

Të mos harrojmë se kjo diferencë mbushet nga njerëzit e Agron Çelës, të cilët këtë herë duke parë se Çela është me pushtetin, do të dyfishohen.

Fitorja e mundshme e PS-së në Shkodër vjen për katër arësye:

E para se kandidati i grupit Alibeaj-Basha në zgjedhjet e pjesshme të 7 Marsit, pra Xhemal Bushati mori 7 mijë e 739 vota. E këto ai prapë do t’ja heqë Berishës.

E dyta se deputeti i PS-së Benet Beci që përflitet se do të jetë kandidati i PS për kryebashkiak në Shkodër njihet për reputacion të mirë në Shkodër dhe me lidhje të shumta me demokratët e këtij qyteti. Bile ky emër është më kryesori në rast fitoreje të PS.

E treta faktori Agron Çela.

E katërta, partia e Tom Doshit.

Por ka edhe një faktor të fundit, atje “Skënderbeu” i Tiranës ka dërguar “Mamicën” e tij, ministren e shtetit Elisa Spiropalin. Ajo ka përbashkuar gjithë klanet dhe qejfmbetjet në PS lokale.

Pra Edi Rama do të mobilizojë të gjitha potencialet për të marrë Shkodrën. Dhe nuk do të përdorë bandat, sepse e di se Shkodra është shumë e ndjeshme në këtë drejtim”, shkruan gazeta e Lesit./m.j

Next Post
Berisha uron Vitin e Ri me betimin: 2023 do jetë viti i revolucionit. Shqipëria ka nevojë për besimin e dashurinë tonë

Berisha uron Vitin e Ri me betimin: 2023 do jetë viti i revolucionit. Shqipëria ka nevojë për besimin e dashurinë tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

Autostrada Milot-Balldren me tunel 850 metra dhe kosto 365 mln euro, ministri zbardh detajet e projektit

June 22, 2026
Analiza e DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Analiza e DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

June 22, 2026
Lëvizja Vetëvendosje: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

Lëvizja Vetëvendosje: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri

June 22, 2026
Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

Ambasadori i Ukrainës: Protestat paqësore janë e drejtë demokratike, por kërkesat mund të diskutohen edhe në Parlament

June 22, 2026
Pas njoftimit të Starmer për largimin, britanikët skeptikë: Problemet do të mbeten të njëjta

Pas njoftimit të Starmer për largimin, britanikët skeptikë: Problemet do të mbeten të njëjta

June 22, 2026
“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

“Protesta po përdoret për interesa të tjera, rrezikon destabilizim”, Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

June 22, 2026
“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

“Eprorët më thanë që kjo dosje ishte prioritare!”/ Zbardhet dëshmia në GJKKO e ish-përgjegjëses juridike që plotësoi letrat për klubin Partizani

June 22, 2026
Tatimet: Afat deri më 5 qershor për “Paqen Fiskale”, kush përfiton dhe kush përjashtohet

Falja fiskale në Shqipëri/ Tatimet: Nga gjobat e bizneseve te borxhet e vjetra, mbi 306 mln euro detyrime të fshira pa kusht

June 22, 2026
Procedohen penalisht 23 protestues! Penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë, policia jep detajet

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

June 22, 2026
Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In