• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE pezullon ndihmën financiare për Serbinë: Regres me gjyqësorin dhe orientimin gjeopolitik

by A R
01/05/2026 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se BE ka pezulluar të gjitha financimet për Serbinë për shkak të regresit të konstatuar në sistemin gjyqësor dhe orientimit gjeopolitik të vendit.

Kos theksoi se Serbia ka qenë kandidate për anëtarësim në BE për më shumë se një dekadë, por ka shfaqur prapambetje në fusha kyçe si demokracia, liria e fjalës dhe pavarësia e shtypit.

“Sot, Serbia është shumë e polarizuar. Ajo ka qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më shumë se 10 vjet. Fatkeqësisht, ne e kemi parë atë të bëj regres, veçanërisht kur bëhet fjalë për vlerat si ligjet, demokracia, liria e fjalës dhe, veçanërisht, liria e shtypit. Ka një të ardhme për Serbinë në Bashkimin Evropian, por kursi duhet të kthehet ose të shprehet më fort në veprimet e politikanëve” u shpreh Kos.

Ajo nënvizoi se një nga problemet kryesore është orientimi gjeopolitik i Serbisë, duke theksuar se një vend kandidat duhet të përputhet 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, citojnë mediat serbe.

Kos konfirmoi se pagesat në kuadër të “Planit të Rritjes” janë pezulluar derisa Serbia të korrigjojë problemet në gjyqësor.

“Ne kemi një rregull që një vend që dëshiron të bëhet anëtar i BE-së duhet të përputhet 100% me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Kjo do të thotë, nuk mund të uleni në dy karrige. Në një moment, Serbia do të duhet të vendosë se çfarë është më e rëndësishme për zhvillim të mëtejshëm. Për momentin, ne kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë në kuadër të planit zhvillimor, sepse përsëri vërejmë regresin në sistemin gjyqësor. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga BE”, tha Kos.

Next Post
Bllokada e Hormuzit ndryshon rrugët tregtare, mallrat kalojnë nga deti në korridoret tokësore

Bllokada e Hormuzit ndryshon rrugët tregtare, mallrat kalojnë nga deti në korridoret tokësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

Protestuesit nuk heqin dorë pas përplasjeve me militantët e PD, pankartë te Ministria e Arsimit: Rama në burg, Berisha në burg!

November 7, 2026
PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

PAMJET ME DRON/ U refuzuan në protestë, militantët dhe studentët të ndarë te Ministria e Arsimit, shikoni momentet

November 7, 2026
Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

Tensione te Ministria e Arsimit, protestuesit përplasje me militantët e PD-së dhe s’i lejojnë të bashkohen: Nuk përfaqësoni studentët (VIDEO)

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In