• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta rrit shanset e të rinjve shqiptarë të punojnë online, shtohet kërkesa nga kompanitë europiane

by A R
01/05/2026 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e kostove të energjisë dhe pasiguria e re që po shkakton lufta me Iranin mund t’i shtyjë sërish kompanitë europiane drejt modeleve të punës nga shtëpia, ndërsa paralelisht pritet të zgjerohet kërkimi për punonjës jashtë Bashkimit Europian, atje ku kostot e punës dhe taksimit janë më të ulëta.

Kjo prirje nuk po mbetet vetëm në nivel parashikimesh. Në Bruksel, debati mbi punën në distancë është rikthyer si pjesë e paketave për menaxhimin e krizës energjetike. Komisioni Europian po inkurajon shtetet anëtare që të përdorin modele hibride dhe punë nga shtëpia si një mjet për të ulur konsumin e energjisë, sidomos përmes reduktimit të përdorimit të zyrave dhe lëvizjes ditore të punonjësve. Qasja e re e trajton organizimin e punës si instrument ekonomik, jo vetëm si çështje e tregut të punës.

Komisioni Europian po përgatit masa të reja për të përballuar rritjen e kostove të energjisë, ndërsa presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, ka kërkuar koordinim të vendeve anëtare për të shmangur goditje të tjera në çmimet e energjisë. Reuters raportoi se lufta ka shtuar me rreth 22 miliardë euro kostot e lëndëve djegëse fosile në BE, ndërsa vetë Brukseli po shqyrton zgjerimin e ndihmës shtetërore për sektorët më të goditur.

Presioni është reflektuar edhe në tregjet globale të naftës. International Energy Agency ka rishikuar parashikimet për ofertën dhe kërkesën globale, duke e lidhur këtë me ndërprerjet e mëdha të furnizimit pas përshkallëzimit të konfliktit. Në Europë, Reuters raportoi se çmimet fizike të naftës për dërgesa të menjëhershme janë ngjitur pranë 150 dollarëve për fuçi, ndërsa frika për furnizimet përmes Ngushticës së Hormuzit po ushqen kosto më të larta për industrinë dhe transportin. Edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka përfshirë punën nga shtëpia mes rekomandimeve për të zbutur presionin nga çmimet e larta të energjisë, bashkë me kufizimin e udhëtimeve dhe uljen e konsumit të karburanteve.

Në nivel europian, analiza e LSE tregon se në qytetet europiane puna hibride është forma dominuese: rreth 1 në 5 punonjës janë në modelin hibrid të punës, ndërsa vetëm 1 në 10 mbeten full remote. Pra, rritja po vjen më shumë te fleksibiliteti sesa te puna vetëm nga shtëpia.

Edhe Eurofound konfirmon se shumica e kompanive kanë standardizuar skema 2–3 ditë remote në javë, sidomos për rolet knowledge-based.

Nëse kjo prirje konsolidohet, avantazhi nuk do të jetë vetëm te paga më konkurruese për punëdhënësit europianë, por te fakti që tregu i punës mund të bëhet më pak i lidhur me vendndodhjen gjeografike. Siç sugjeron edhe eksperti, për një pjesë të të rinjve shqiptarë, kjo do të thotë më shumë mundësi për të hyrë në tregun europian pa u larguar fizikisht nga vendi. (Marrë nga Monitor)

Next Post
Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Trump: Vetëm unë dhe pak persona e dinë se ç’po ndodh në bisedimet me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In