Mijëra të rinj janë bashkuar tek Kryeministria për të parë ndeshjen Danimarkë-Shqipëri me në krye Kryeministrin Edi Rama. Ashtu siç shefi i qeverisë kishte paralajmëruar, godina e kryeministrisë është hapur dhe mijëra të rinj janë akomoduar në parkun e saj ku është vendosur një monitor gjigand për ndjekur dhe mbështur kuqezinjtë.











