• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ne që pritëm muxhahedinët, mundemi edhe për sirianët!

by
04/09/2015 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Mbase duket disi provokative, por është e mundshme. Shqiptarët (lexo zyrtarët e saj), që vite më parë, mundësuan pritjen e muxhahedinëve mund të presin shumë mirë edhe sirianë. Ndërsa për muxhahedinët u përdorën lloj-lloj shfajësimesh zyrtare për të manipuluar publikun e për t’i pranuar megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, për sirianët s’është fare nevoja. E gjithë bota e qytetëruar është e vetëdijshme për atë katastrofë që i ka ndodhur këtij vendi dhe atë paradoks ngjarjesh ku janë futur pinjollët e një vendi me histori të jashtëzakonshme.

Shqipëria është edhe vetë protagoniste në këtë teatër kontinental refugjatësh, por jo e pamundur të strehojë shumë nga fatkeqët sirianë dhe të tjerë si ata, që mbushin sot stacionet dhe linjat e gjata hekurudhore evropiane për të provuar në terren cinizmin e politikës së kontinentit tonë. Vetë, ne shqiptarët, edhe pse na është kumtuar që na duhet më së pari të plotësojmë standarde dhe të ngremë vlera, mbrojtja ndaj të vobektëve, të pambrojturve, i tejkalon meskinitetet dhe patetizmat tona, por edhe kalkulimet e vogla të politikanëve tanë, që refugjatëve tanë ua kanë gjetur pikën e nisjes nga Greqia!!

Sirianët po vuajnë një nga tragjeditë më të mëdha të dekadave të fundit, kjo jo thjesht për shkak jo vetëm të rrëgjimit të tyre, por edhe eksperimenteve të frikshme, që as edhe një komb s’mund t’i përballojë. Ndaj ikin dhe ikin të shpëtojnë rininë dhe vazhdimësinë e tyre.

Dhe, kthehemi në argumentin tonë: Muxhahedinët e Iranit, grupi i njohur si Mujahadeen-e-Khalq ose MEK, para se të kërkoheshin nga SHBA për t’u strehuar në vendin tonë, ishin të etiketuar si organizatë e huaj terroriste nga vetë amerikanët. Me ta lidhen shumë vrasje në Iran, por edhe të vetë personalit të SHBA-së në këtë vend, por edhe për lidhjet e tyre me  Sadam Huseinin në vitet 1980 dhe 1990. Dhjetëra prej tyre syresh, që u kemi dhënë strehim, nuk mund ta na pengojnë të hapim rrugën, të paktën përkohësisht që edhe pak fatkeqë sirianë, derisa të bëhet një evakuim i tyre, të qëndrojnë tek ne.

Mbase s’është ndonjë ndihmë shumë e madhe në këtë katastrofë, por me këtë rast japim jo vetëm shenjë të njërit prej shteteve evropiane që kërkon vlera, por në një farë mënyre kthejmë dhe atë borxhin e madh të nderit për dhjetëra e dhjetëra refugjatë shqiptarë e kosovarë, që janë trajtuar me mirësi nga vende të ndryshme. E bëmë me pathos për muxhahedinët, që janë të etiketuar si problematikë nga shumë vend, çfarë na pengon të mos e bëjmë për fatkeqët sirianë!

Next Post

Barazim i artë, Shqipëria del e gjallë nga Telia Parken

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

“Tani çdo kriminel do të lirohet, se s’ka avokat”- Kryemadhi flet pas shtyrjes së seancës ndaj saj dhe Metës: U shpërdorua e drejta jonë për t’u mbrojtur

October 1, 2026
“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

“Në komunizëm, ulja në kafe quhej kërcënim”- Konkursi ndërkombëtar, Rama: Projekt i sipërmarrjes private, në pronë private!

October 1, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët

October 1, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com