• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EC japin alarmin: Ditët në vijim temperaturat mbi 40 gradë, rrezikohen zjarre masive

by A R
03/07/2017 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore kanë shtuar rrezikun e zjarreve në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve të Institutive Meteoroligjike, në ditët në vijim niveli i temperaturave do të rritet duke arritur mbi 40 gradë celcius.
Kjo situatë shton premisat për të patur zjarre masive, sidomos në zona pyjore dhe kullota, të cilat mund të vijnë jo vetëm si rezultat i pakujdesive njerëzore, por edhe nga vetëndezja e gjetheve të thata apo barërave në territor kodrinor.
Për shkak të kalimit në pronësi të bashkive të mbi 75% të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, drejtuesit lokalë kanë detyrim ligjor për marrjen e masave për parandalimin e zjarreve, duke u bërë thirrje komunitetit për rritjen e përgjegjësisë qytetare në mbrojtje të sipërfaqeve pyjore.
Në veçanti fermerët e barinjtë duhet të bëjnë kujdes të shtuar, duke mos përdorur zjarrin për pastrimin e parcelave bujqësore apo kullotave. Kjo formë pastrimi ka sjellë rrezik jo vetëm të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, por djegie të masiveve pyjore dhe plantacioneve me pemë frutore pasi zjarri del jashtë kontrollit për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe  shpejtësisë së erës.  Në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye, nuk lejohet pastrimi me zjarr i sipërfaqeve  bujqësore.
Sipas sinoptikanëve, rreziku për zjarre gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë vendin duke arritur një maksimum në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik. Më të rrezikuara janë qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile dhe Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Punëve të Brendshme u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve vendore, Prefektëve dhe Kryetarëve të Bashkive të mbledhin Komisionet e Emergjencave Civile, për të përcaktuar zonat me risk të lartë zjarri në territoret e tyre, si dhe të marrin masat e duhura për parandalimin e situatave emergjente.
Gjithashtu u kërkojmë të përdorim të gjithë mundësitë që kanë në dispozicion nëpërmjet administratorëve, kryetarëve të fshatrave, medias lokale etj. për informimin, lajmërimin dhe njoftimin e komuniteteve për kujdes me elementët që shkaktojnë zjarr, qoftë edhe në mënyrë të pavullnetshme, në parqe apo zona të mbrojtura gjatë eskursioneve.
Një fenomen që shoqëron verën është thatësira që po sjell mungesën e ujit, si për bujqësinë dhe për nevojat e familjarëve. Të bëhet kujdes nga administratorët e burimeve ujore, me rezervuarët, basenet e ndryshme ujore, liqenet dhe sidomos me ujin e pijshëm. Për çdo rast të ketë kontroll të shtuar nga organet përgjegjëse për konsumin e ujit në përshtatje me nevojat e komunitetit dhe të fermerëve për problemet e bujqësisë.
Komuniteti, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, duhet të bëjë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në orët e mesditës.
Strukturat e shërbimit të emergjencave civile dhe mbrojtjes nga zjarri janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe biznesit, për çdo problem që lidhet me situatat emergjente të shkaktuara nga zjarret./a.m.
Next Post
EMRAT/ Gara për kreun e PD, si ndahen votat e Kryesisë në pro dhe kundër Bashës

EMRAT/ Gara për kreun e PD, si ndahen votat e Kryesisë në pro dhe kundër Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

June 13, 2026
Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

June 13, 2026
Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin

Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin

June 13, 2026
Blerja e diplomave/ Pëllumb Kulla: Një nga krimet më të rënda në Shqipëri, këta bëhen drejtorë, shefa, ministra

Kriza, përplasje, histori!

June 13, 2026
Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

June 13, 2026
Vrasja e Eglant Koçit! Kjo është makina që Mand Dhelpra përdori për të zhdukur trupin!

Vrasja e Eglant Koçit! Kjo është makina që Mand Dhelpra përdori për të zhdukur trupin!

June 13, 2026

Një viktimë trondit botërorin/ Një trup pa jetë gjendet pranë një stadiumi në Meksikë

June 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Zbulohet kryeorganizatori i protestave

June 13, 2026
Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

Euronews: Protestat në Shqipëri përshkallëzohen në një përplasje diplomatike me Iranin

June 13, 2026
Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

Trafikonin bizhuteri të vjedhura jashtë shtetit, 1 në pranga dhe 7 argjendari nën hetim. Sekuestrohen 15 kg ar e 612 ora luksoze

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In