• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vetme në ditët e festave, historia e trishtë e gjyshe Dritës! Burri e braksiti, djali i vdiq: I kam larë rrugët me lot

by A R
31/12/2023 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo është rritur pa baba. Në një moshë të vogël humbi babanë dhe vëllanë.

Bashkëshorti e braktisi dhe rriti dy fëmijët e saj e vetme. Por vite më vonë, asaj iu shtua dhe një humbje tjetër, humbja më e vështirë.

Gjyshe Drita, e cila feston e vetme sot Vitin e Ri, ka hapur dyert për emisionin “Vizioni i Pasdites” ku ka rrëfyer vështirësitë që i kanë copëtuar shpirtin.

Gjyshe Drita: Kam pasur një familje të këndshme, por ka pasur shumë fatkeqësi. Im atë më la kur isha 4 vjeç. Xhaxhanë ma vranë kur ishte 24 vjeç. Edhe xhaxhanë tjetër ma vranë kur ishte 19 vjeç. Tim atë e çuan për të bërë kolektivizimin e bujqësisë në fshatra. Aty u infektua me tifo dhe vdiq. Ne kishim dhe një vëlla. Mami e mori me vete për të mbushur ujë një ditë. Dhe kur po mbushte ujë, një degë peme u këput dhe i ra sipër vëllait, i cili vdiq. Ai humbi jetën 3 muaj para se të na vrisnin babanë. Nëna ime vuajti shumë, gjithë jetën. U rritëm ne, u shkolluam, u martuam. Isha 19 vjeç kur u martova dhe pata dy fëmijë. Unë u martova me dashuri. Pas 10 vitesh martesë, im shoq shkoi në Shkodër. Unë isha në Tiranë me fëmijët, një vajza e një djalë. Ai pas disa kohësh erdhi në shtëpi dhe më tha që më ka ndodhur diçka. Ai ishte lidhur me dikë tjetër, pavarësisht se si e justifikonte. Unë jam ndarë duke e dashur. Mora dy fëmijët dhe u ktheva në Krujë te nëna. Isha shumë e re dhe kisha nevojë për mbështetje. I kam larë rrugët me lot. Nuk mendova asnjëherë të gjeja dikë tjetër. U zhgënjeva nga ai qe e desha shumë. Kisha dhe hallin e fëmijëve.

Gjyshe Drita tregon humbjen më të madhe të jetës së saj, atë të djalit.

Gjyshe Drita: Djali im Blendi bëri një aksident kur po dilte nga puna. Më thotë vajza që do shkosh në ambasadë dhe do marrësh vizën, për të shkuar në Greqi. Shkova në spital dhe e gjeta Blendin, më dukej më i bukur se herët e tjera (përlotet). Ai ishte shtrië dhe nuk lëvizte as qerpikun. E preka. Më thanë ka vrarë këmbën, por nuk kishte vrarë këmbën. Kaluan dy net dhe natën e tretë e pashë që sikur ishte skuqur pak në fytyrë. I tha Sarës (nuses) shko në shtëpi se është Xhesi vetëm. Në këtë kohë u kthye, na pa dhe mbaroi. Dolëm jashtë ne, më tha bëhu e fortë se Blendi na la. Mua mu duk se ka ikur kot. Më mbaroi shpirti. Si mbret ka shkuar djali im. Iku, por s’më erdhi më. Një natë dola në ballkon, thashë sikur ta bëj një gjë. Pastaj mendova, po sikur mos vdes. U ktheva. Blendi është në fotografi tani, më sheh dhe më duket sikur më thotë “kujdesu për Xhesin (mbesën) dhe Sarën.

/a.r

Next Post
Osmani uron qytetarët për 2024: Qoftë vit i arritjeve pozitive

Osmani uron qytetarët për 2024: Qoftë vit i arritjeve pozitive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com