• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

by A R
20/10/2026 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek po zgjerohet më tej dhe ka arritur nivelin 6.1%.

Sipas ekspertëve të tregut të këmbimeve valutore, tregu po shfaq kërkesë të dobët për Euro, ndërsa oferta e monedhës europiane ngelet e lartë.

Veç prurjeve nga turizmi që tashmë janë të pranishme pothuajse gjatë gjithë vitit, burimet shprehen se një ofertë e larta e Euros po vjen edhe nga transaksionet automatike financiare që procesohen nëpërmjet sektorit bankar, si blerjet me karta krediti në valutë apo të ardhurat e vetë bankave nga interesat e instrumenteve financiarë në valutë të huaj.

Statistikat kanë treguar një përmirësim të Bilancit të Pagesave gjatë këtij viti, faktor që mund të shpjegojë në një masë të madhe rënien me ritme më të shpejta të Euros për këtë vit.

Për gjysmën e parë të vitit 2026, deficiti i llogarisë korrente pësoi rënie me gati 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deficiti i llogarisë korrente për 6-mujorin ka shënuar njëkohësisht nivelin më të ulët që prej vitit 2018.

Ulja e deficitit ka ardhur kryesisht nga rritja e eksporteve të shërbimeve dhe nga remitancat. Ndikim në bilancin e përgjithshëm të pagesave po jep edhe rritja e investimeve të huaja direkte. Për 6-mujorin 2026, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, një efekt shtesë duket se ka ushtruar edhe suficiti i lartë fiskal, që ka ulur ofertën e Lekut në treg. Për 8-mujorin 2026, buxheti ishte në suficit në vlerën e 61.6 miliardë lekëve, në rritje me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit.

Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga këto, 143 milionë euro ishin blerje të realizuara nëpërmjet ankandeve të programuara, në funksion të rritjes së rezervës valutore, ndërsa 381 milionë euro ishin blerje direkte, në përmbushje të objektivave të politikës monetare dhe stabilitetit financiar.

Duke shtuar edhe 139.6 milionë euro të blera në ankandet e tremujorit të parë, vlera totale e blerjeve për 6-mujorin 2026 ka arritur në 663.6 milionë Euro.

Blerjet e gjysmës së parë të vitit 2026 po ndjekin trajektoren e blerjeve të mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë duke filluar nga viti 2024. Në periudhën 2024-2025, blerjet arritën vlerën e më shumë se dy miliardë eurove. Vetëm vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 1 miliard e 27 milionë euro në tregun e brendshëm./Monitor.al/

Next Post
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com