• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Osmani uron qytetarët për 2024: Qoftë vit i arritjeve pozitive

by A R
31/12/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja Vjosa Osmani uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të mot-motit duke thënë se 2024-ta të jetë një vit në të cilin të gjithë do të ndihen të vlerësuar, duke mos u zmbrapsur përpara sfidave dhe duke përmbushur aspiratat  si shoqëri dhe shtet.

Ajo ka thënë se 2023-ta ishte një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe shpirtit të palëkundur kundrejt sfidave, teksa 2024-ta është mundësi e mirë për të hapur perspektivë të re për të gjithë, për ta rritur shpresën, besimin dhe angazhimin se krahas me ndryshimin e viteve, do të jemi më mirë se në vitin e mëparshëm.

“Të përkushtohemi që 2024-ta, të jetë vit në të cilin dëgjohet secili, vit në të cilin të gjithë do të ndihemi të vlerësuar e të përmbushur. Viti që po vjen, qoftë vit i përmbushjes së aspiratave tona si shoqëri dhe si shtet. Përpara sfidave nuk duhet të zmbrapsemi, por duhet të synojmë t’i arrijmë lartësitë.  Urojmë që ky vit i ri t’i sjellë të gjitha të mirat për të gjithë qytetarët tanë. Më shumë dashuri për të vegjlit tanë, më shumë suksese për rininë tonë, më shumë begati për punëtorët e pensionistët tanë dhe më shumë kujdes, humanizëm e solidaritet për të pambrojturit dhe për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Osmani.

E para e shtetit tonë një falënderim të veçantë ka për të gjithë ata që në këtë natë ndërrimi të mot-motit kujdesen për shëndetin dhe sigurinë e vendit tonë, si dhe për të gjithë të tjerët në krye të detyrës.

“Viti 2024 qoftë i mbushur me shëndet, dashuri, suksese dhe shkëlqim në të gjitha fushat. Qoftë vit arritjesh pozitive, ku veprat flasin më shumë se fjalët, ku mundësitë janë pafund e ku gëzimi, mbarësia dhe hareja na rrethojnë në çdo anë! Shumë urime për vitin 2024! Gëzuar!”, përfundon urimi i presidentes Osmani.

/a.r

Next Post
Pse viti 2023 ishte një vit i pakëndshëm për Perëndimin

Pse viti 2023 ishte një vit i pakëndshëm për Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

October 20, 2026
A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

October 20, 2026
“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com