• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E padëgjuar! Gjykata pranon kërkesën për 40,564 vjet burg për bossin turk të kriptomonedhave

by A R
05/04/2022 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ishte dëgjuar kurrë më parë. Gjykata ka pranuar aktakuzën e përgatitur kundër 21 personave, përfshirë Fatih Özerin, duke kërkuar dënime me burgim nga 12,164 deri në 40,564 vjet. Mediat turke shkruajnë se hetimi i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik është mbyllur. Në aktakuzën prej 268 faqesh, 21 persona, përfshirë Faruk Fatih Özer, vëllain më të madh Güven Özer dhe motrën më të madhe Serap Özer.

Në aktakuzë, 21 të dyshuar akuzohen për “krijimin dhe menaxhimin e një organizate me qëllim të kryerjes së një krimi”, “Mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit si mjet nga bankat apo institucionet kreditore” dhe “Mashtrimi i tregtarëve apo drejtuesve të kompanive dhe drejtuesve të kooperativave” dhe pastrim të vlerave pasurore që rrjedhin nga krimi.

Prokuroria ka dalë në përfundimin se 253 milionë e 714 mijë lira (afro 15,760,582 euro) asete kriptoale janë transferuar nga llogaritë e Ozer në një kompani me seli në Maltë. Serap Özer, motra e të arratisurit Fatih Faruk Özer, themeluesit të kompanisë, tha se vëllai i tij është shprehur se gjërat nuk po shkojnë mirë në kompani dhe se mund të shiste aksionet.

“Gjërat nuk po shkojnë mire, tha. Unë ose do të gjej një ortak ose do ta shes kompaninë,”- ka shtuar ajo.

Güven Özer, vëllai i madh i Faruk Fatih Özer, tha se vëllai i tij i ka thënë se do të transferonte 50 për qind të kompanisë. Hetimet kanë dalë në përfundimin se edhe truproja e Faruk Fatih Özer dhe shoferi i tij, Mehmet Ç., ishin mashtruar nga i shumëkëruari që dyshohej se fshihej në Shqipëri.

Prokuroria deklaroi se ata kishin krijuar një organizatë kriminale të orientuar drejt përfitimit për të arratisurin Faruk Fatih Özer me emrin e firmës së quajtur Thodex. Theksohet se Özer ishte udhëheqës dhe menaxher i kësaj organizate, ka përcaktuar personat që ishin në pozitën e menaxherit dhe anëtarit në organizatë. Për më tepër, u konstatua se menaxherët dhe anëtarët e organizatës u ishte premtuar se do të fitonin komisione dhe fitime në të gjitha transaksionet në këmbim të ftesës së miqve të tyre nga klientët ekzistues për të fituar klientë të përhershëm dhe për të mbajtur klientët ekzistues në sistem.

Një detaj i rëndësishëm në aktakuzë ishte se 11 emra, përfshirë Zuhal Özer, tezja e të dyshuarit Faruk Fatih Özer, vepronin në organizatë në varësi të drejtuesve të organizatës, duke u adoptuar me qëllimin e organizatës dhe duke kryer veprime në përputhje me urdhrat e dhëna.

Raportohet gjithashtu se Zuhal Özer, tezja e të dyshuarit të arratisur Faruk Fatih Özer, kishte autoritetin për të bërë depozita pranë autoriteteve administrative në llogaritë e personave që kanë një llogari në platformën Thodex.

Boss-i i kriptomonedhave turke, dyshohet se ndodhet në Shqipëri, duke iu fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen me ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë. Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Më herët janë vënë vënë në pranga edhe shqiptarët Altjan Canaj e Edevaldo Haxhiu që dyshohet se ndihmuan Ozerin të arratisej e fshihej. Nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Haxhiu shihej që kishte transportuar turkun e shumëkërkuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion. Vetë Haxhiu nuk i pranoi akuzat duke deklaruar se të shumëkërkuarin Faruk Ozer nuk e njeh fare dhe se madje s’e ka takuar asnjëherë.

/a.r

Next Post
Rama: Super lajm! Kanadaja përfundoi procedurat për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Rama: Super lajm! Kanadaja përfundoi procedurat për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

Kërcënoi, dhunoi dhe i përplasi automjetin 33 vjeçarit, arrestohet i riu me “Range Rover” dhe armë pa leje në Tiranë

April 15, 2026
Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

Nga Ukraina te Ballkani, Lavrov ngre alarmin në Kinë, paralajmëron për një rrethim të ri ushtarak dhe politik ndaj Rusisë

April 15, 2026
Pallati ende në flakë, shefi i Zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do të bëhet kur të shuhet zjarri

Pse flakët “përpinë” pallatin? Ja si i shpëtuam banorët. Flet zjarrfikësi që ishte në..

April 15, 2026
Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

Nis puna për “rregulloren”, PD kundër miratimit të ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar

April 15, 2026
Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

Ukraina mposht Rusinë me robotë! Për herë të parë, një pozicion armik pushtohet pa ushtarë

April 15, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Samiti/ Hoxha: Sfida ime, krijimi i një “atlasi” për të evidentuar kontributin e diasporës

April 15, 2026
Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

Demokratët në SHBA kërkojnë shkarkimin e shefit të Pentagonit, Hegseth

April 15, 2026
Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

Sulm me armë në Turqi, nxënësi qëllon për vdekje 3 të mitur dhe 1 mësues. 20 të plagosur

April 15, 2026
I morën makinën 30-vjeçarit dhe i kërkonin 30 mijë euro, 3 të arrestuar në Vlorë

I morën makinën 30-vjeçarit dhe i kërkonin 30 mijë euro, 3 të arrestuar në Vlorë

April 15, 2026
VIDEO / “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë

VIDEO / “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë nga punonjësit e sigurisë

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In