• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“E majta amerikane” si problem i të “djathtit” Berisha

by Skënder Minxhozi
03/05/2022 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka një çoroditje totale termash ideologjike brenda PD së sotme të Sali Berishës, e cila lidhet me cilësimin dhe emërtimin e presidencës aktuale të Xho Bajden në Shtetet e Bashkuara. Shpallja non grata ka prodhuar një përrua të vërtetë psiqik në atë që Berisha thotë dhe bën ndaj qeverisësve të sotëm në Uashington. I ka hedhur në gjyq, i konsideron skllevër të padeklaruar të Xhorxh Soros, i konsideron rregullisht si e majtë ekstreme, tenton naivisht t’i poshtërojë nga larg duke ju thënë se ju ka keqpërdorur Edi Rama për qëllimet e tij politike në Shqipëri.  Qershia mbi tortë: ju “kundërvë” Evi Kokalarin, një zonjë që s’dihet nga ka dalë dhe pse vetëquhet aktiviste republikane.

Një foto e dalë së fundi pas Kuvendit të 30 prillit, tregonte Berishën që rrethohej nga disa persona që konsideroheshin si të ftuar e aleatë ndërkombëtarë të tij. Ishte një foto që tregonte se në ç’pikë halli ka përfunduar një forcë politike që dikur ishte anëtare aktive e të djathtës evropiane dhe partnere (jo pa probleme) e amerikanëve.

Berisha foli të martën për vizitën e fundit zyrtares së lartë amerikane Donfried në Tiranë, duke përdorur termin përçmues “e majta amerikane”. Në fakt “e majta amerikane” është një temë që sapo ka hyrë për t’u bërë pjesë integrale në fjalorin, protokollin dhe axhendën e përditshme të PD-së së Doktorit. Gradualisht po shohim sesi tema e konfliktit personal që Sali Berisha ka me SHBA dhe administratën e saj aktuale, po hedh hijen e vet të rëndë mbi të gjithë sektorin e karrigeve ku ulet sot opozita shqiptare që pranoi në 30 prill për prijës të vetëm Berishën.

Nëse deri dje Bylykbashi, Këlliçi e Noka nuk bënin dot opozitë sepse Lulzim Basha ishte i dobët dhe i blerë nga Rama, le të shohim sot e tutje sesa do të kenë mundësi t’i kushtohen rrëzimit të këtij kryeministri, me atë kryetar partie të skeduar që po përgatiten të ulin në zyrën më të lartë të partisë. Më shumë sesa me të majtën shqiptare, zotërinjtë e mësipërm do të shohin e kuptojnë se do të përdoren për të luftuar pjesën më të madhe të kohës me të majtën amerikane të Blinken, Bajden e padyshim edhe Soros.

Nga një fabul dobësie e anemie në epokën e Bashës, PD po hyn tani në fabulën e re të antiamerikanizmit dhe keqpërdorimit për shkak të damkës së Berishës. Të një personi që lufton ditën me Uashingtonin nëpër gjyqe, e bën thirrje për të përzënë ambasadorin rus nga Tirana natën. Në pritje që të vijë e djathta e Evi Kokalarit, një akt të cilën vetëm kjo zonjë në Amerikë dhe aleati i saj Sali Berisha në Tiranë, kanë harruar se ka ndodhur tashmë në vitet 2016-2020 kur qeverisi Donald Trump. Dhe atëhere “e djathta amerikane” nuk  pati asnjë grimë simpati e mbështetje më shumë për PD, sesa e majta e Bajden. Sesa komod është ndjerë Edi Rama në katër vitet e Trumpit, në rrafshin e marrdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA, këtë e kanë dëshmuar krizat e Çadrës dhe djegies së mandateve, gjatë të cilave amerikanët u rreshtuan hapur me kreun aktual të qeverisë.

Syzet ideologjike që Berisha ka veshur nga halli që e ka zënë, mund të gënjejnë demokratët e Mamurrasit, por nuk të çojnë askund. Siç e tha me të drejtë një komentator politik, edhe sikur Bajram Curri të çohet nga varri e të bëhet President i SHBA, Sali Berisha nuk shkel më zyrtarisht në Uashington. E majta demokrate, e djathta republikane apo edhe Berni Sandersi fitoftë!

Abcnews.al

Next Post
Shefi i Inteligjencës së Ukrainës: Lufta përfundon vetëm me vdekjen e Vladimir Putinit. E futi Rusinë në një rrugë pa krye

Shefi i Inteligjencës së Ukrainës: Lufta përfundon vetëm me vdekjen e Vladimir Putinit. E futi Rusinë në një rrugë pa krye

Comments 1

  1. Proshi says:
    4 years ago

    Mos ja krini lafshen shume . Lereni plakun Mere me 20 tespiet e tij. (20 deputetet budallenj)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

Bëri si ‘interesant’ me makinë mbi trotuar për TikTok, gjobitet me 600 mijë lekë shoferi në Berat

September 29, 2026
Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

Zgjedhja e Endrit Shabanit dhe dënimi i Ervin Salianjit, sot në Gjykatën Kushtetuese

September 29, 2026
Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

Dy persona të zhdukur gjatë luftës identifikohen përmes ADN-së në Kosovë

September 29, 2026
Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

Nga regjistri fizik te detyrat brenda orarit, Italia vendos rregulla të reja për shkollat

September 29, 2026
I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

I dënuar për vrasje me paramendim, arrestohet shqiptari në Itali, 28-vjeçari drejt ekstradimit

September 29, 2026
Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

Tensionet për ishujt Falkland rriten, Argjentina kërcënon Britaninë me betejë ligjore

September 29, 2026
I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com