• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

A do e izolojnë Kosovën përfundimisht nga bota, tre liderët e saj?!

by Java News
22/12/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të frikës personale, Thaçi, Veseli dhe Haradinaj po mbledhin nënshkrimet e deputetëve për të thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do ta fusin në rend të ditës shfuqizimin e Ligjit për krijimin e Gjykatës Speciale, gjë e cila do ta përplaste vendin tonë me Bashkimin Evropian.

Kur je i ngujuar në një gropë, gjëja e fundit që e bën, nëse e ke ndërmend të dalësh prej aty, është që të vazhdosh të groposh edhe pak më thellë.

Kosova edhe më tutje është në konflikt të hapur me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e demarkacionit, kurse presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari, në vend që ta zgjidhin këtë problem, javën e ardhshme pritet ta hapin edhe një front tjetër shumë më të rrezikshëm sesa kufiri me Malin e Zi.

Gazeta Express ka mësuar që me iniciativën e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve për ta thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të provohet të shfuqizohet Ligji i aprovuar vite më parë për themelimin e Gjykatës Speciale. Një hap i tillë, ka mësuar Express prej burimeve diplomatike, do ta fundoste përfundimisht shpresën e Kosovës për t’u integruar në Bashkimin Evropian, përmes liberalizimit të vizave, ose përmes çfarëdo rruge tjetër.

“Kjo është çmenduri”, ka thënë burimi i Gazetës Express.  Shoqatat e dala nga lufta i kanë mbledhur rreth 16 mijë nënshkrime për çështjen e Ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata gjatë mbledhjes së këtyre nënshkrimeve i kanë mashtruar qytetarët, duke thënë që nënshkrimet e tyre janë për plotësim-ndryshim të këtij ligji, kurse kërkesën në Kuvend e kanë dorëzuar për shfuqizim të këtij ligji.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lënë të kuptohet që nuk do ta mbështesin shfuqizimin e këtij ligji. Sipas tyre, në Tribunal pritet të zbardhen edhe shumë vrasje të pasluftës të zyrtarëve të kësaj partie, që kanë mbetur të patrajtuara nga drejtësia në Kosovë për dy dekada.

“Në parim jam kundër çdo tentimi që ka për qëllim të pengojë punën e Gjykatës Speciale, në veçanti për shkak se tashmë dihet që kjo gjykatë do të trajtojë edhe disa nga vrasjet e pasluftës së veprimtarëve të LDK-së, të cilat bien në juridiksionin e saj”, ka thënë Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, në një prononcim për Express.

Tensionet brenda LDK-së janë ngritur edhe më shumë pas deklaratës së Nasim Haradinajt, njëri prej zyrtarëve të shoqatave të veteranëve të UÇK-së se “nuk ka lidhje që janë vrarë zyrtarët e LDK-së”. (b.an)

Next Post
Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie përfshihet në aksident, qytetari përplaset me makinën e tij

Ambasadori amerikan në Kosovë: Ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, e tmerrshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Dënimet në Hagë: Midis solidaritetit njerëzor ndaj të akuzuarve dhe keqkuptimeve alla shqiptare për drejtësinë

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com