• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E bija merr kredi dhe s’e shlyen dot, përmbaruesi bllokon pronën e së ëmës

by A R
17/11/2022 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rina Qyra (Hajrie) është debitore pasi nuk ka shlyer dot një kredi që ka marrë. Kjo çështje ka kaluar te Micro Credit Albania, që merret pikërisht me “kreditë e këqija”, duke kërkuar sekuestro prone etj.

Përmbaruesi, Fatos Alimadhi bën fakt të kryer sekuestrimin e një  prone në fshatin Bicaj të Gramshit, e cila ka pronare të vetme nënën e debitores Rina Qyra. Alimadhi pretendon se mund të bllokojë pjesën takuese të vajzës debitore.

Kapllan Hyka, vëllai i debitores thotë se sekuestro në pronën e së ëmës është vendosur pa dijeninë e nënës dhe familjes.

Denoncuesi: Unë jam Kapllan Hyka, i drejtohem emisionit “Stop” për denoncimin e një rasti nga përmbaruesi gjyqësor Fatos Alimadhi, i cili ka vënë nën sekuestro pronën e mamasë time, Manushaqe Hyka. Kjo pronë ndodhet në fshatin Bicaj në Gramsh. Për arsyen se motra ka marrë një mikrokredi dhe nuk ka pasur mundësi shlyerje, sekuestro është vendosur pa dijeninë tonë dhe pa dijeninë e pronares, mamasë tonë, Manushaqe Hyka, e cila është gajllë. Ne jemi 6 fëmijë dhe nëna sot është gjallë. Është pronë e nënës tonë. Ky dokument na ka ardhur para disa ditësh.

Edhe e moshuara Manushaqe Hyka, edhe e bija Rina Qyra deklarojnë se nuk kanë lënë asnjë gjë peng për kredinë.

Gazetari: Si e ke marrë vesh këtë gjë që ka ndodhur?

Manushaqe Hyka: Vonë e mora vesh, tani emora vesh që janë bërë këto gjëra. Unë nuk kam bërë asnjëlloj veprimi.

Gazetari: Ti je pronarja e vetme e kësaj toke në Gramsh?

Manushaqe Hyka: Po.

Gazetari: Ndërkohë që kredinë e ka marrë vajza juaj?

Manushaqe Hyka: Pa dijeninë timen dhe as të fëmijëve të tjerë. Kam 6 fëmijë, 4 djem dhe 2 vajza. E padrejtë ato që e kanë bërë se pa dhënë firmën unë ose familja, nuk bëhen këto gjëra.

Qytetari flet në telefon me përmbaruesin gjyqësor privat, Fatos Alimadhin.

Qytetari: Ne nuk jemi në dijeni, nënën e kemi gjallë. Tani, si vendoset kjo sekuestro?

Fatos Alimadhi, përmbarues: Nejse, mund të jetë vënë sekuestro te bashkëpronari jodebitor.

Qytetari: Pronarja e kësaj pasurie është gjallë.

Fatos Alimadhi, përmbarues: Më dëgjo! Personi, që ka marrë kredinë, ka lënë një kolateral, një pasuri. Tani, kjo pasuri është edhe me bashkëpronarë të tjerë, apo jo? Po mirë mo, a jeni bashkëpronarë?

Qytetari: Nëna është pronare e kësaj, ne të tjerët jemi bashkëpronarë po kur të ndërrojë jetë nëna.

Fatos Alimadhi, përmbarues: Pretendimi juaj?

Qytetari: Pretendimi jonë është që…

Fatos Alimadhi: Shiko! Unë dua, që të zgjidhim problemin! Jam për të zgjidhur problemin, kështu e kam atë idenë.

Qytetari: Po si mund ta zgjidhim problemin?

Fatos Alimadhi, përmbarues: Do të sqaroj unë për cdo gjë.

Qytetari: Po ku mund të takohemi, a mund të bëjmë ndonjë takim nga afër?

Fatos Alimadhi, përmbarues: Të them unë.

Ndërkohë, përmbarues Fatos Alimadhi nuk e njoftoi kurrë për takim.

E bija, qytetarja që ka marrë kredinë dhe që rezulton debitore, mohon kategorikisht që të ketë lënë si garanci ndonjë pronë dhe aq më tepër për këtë pronë.

Debitorja, Rina: Në këtë kredi nuk kam lënë asnjë lloj prone, asnjëlloj firme, asnjëlloj dokumenti. Thjesht, një vërtetim pune, para se ta merrja (kredinë) dhe asnjë gjë më shumë.

Në mënyrë absurde,  përmbaruesi Alimadhi thotë, se bëhet fjalë për një pronë bujqësore, ku pala debitore është edhe bashkëpronare. Sipas tij, mund të bëhet veçimi i pjesëve takuese të  debitores, edhe pse e ëma, pronare e vetme, është gjallë.

Gazetari: E keni kontrolluar dosjen?

Fatos Alimadhi: Ta verifikoj dhe do të ju kthej përgjigje por besoj se bëhet fjalë për një tokë bujqësore ku dhe pala debitore është edhe bashkëpronare sipas ligjit.

Gazetari: Nuk është sipas ligjit Alimadhi sepse duhet të ndahet nga jeta nëna që ështe e vetmja pronare në kartelën e pasurisë, pro është një gabim ky që e keni bërë ju.

Fatos Alimadhi: Është debitore.

Gazetari: Pse ju kërkoni që të sekuestroni një pronë që nuk është e saja?

Fatos Alimadhi: Kjo pronë thotë ndodhet në fshatin Bicaj, me një fjalë kjo ka përfituar nga toka bujqësore, është e përcaktuar dhe ne do të vazhdojmë me veçimin e pjesës së debitorit në këtë rast.

Gazetari: Kur do ta veçoni, kur të ndahet nga jeta? Ky është një gabim dhe ju duhet të mbani përgjegjësi. Apo nuk keni marrë mësimet akoma nga gabimet që keni bërë në të shkuarën?

Fatos Alimadhi: Po ku i dini gabimet ju?

Gazetari: Po si nuk i dimë. Ne i kemi transmetuar. Të gjitha këto janë të gabuara sepse para disa muajsh ju keni qenë i proceduar. Ju keni një mision të shenjtë. Ju jeni përmbarues gjyqësor dhe duhet të zbatoni detyrën sipas ligjit. Ju në këtë rast keni vepruar jashtë ligjit. Ju keni vdekur para kohe një pronare të ligjshme dhe thoni “hajde, ja sekuestrojmë bashkëpronarëve”. Ju duhet të zbatoni ligjin siç është ligji dhe jo të vini sekuestro mbi një pronë që pronarja e saj nuk ka dijeni mbi të gjitha. A e dini që zonja Manushaqe Hyka është gjallë dhe thotë se unë nuk kam dijeni lidhur me këtë gjë? Çfarë ka marrë e bija, le ta paguajë e bija.

Fatos Alimadhi: Dakord, dakord.

Gazetari: Duhet të korigjoni gabimet tuaja dhe të mbani përgjegjësi.

Next Post
“Hienat po shqyejnë viktimën”, Rama, ‘shigjeton’ opozitën: Hanë bukën e Shqipërisë e po bëjnë duvanë e Rusisë!

Rama, tjetër reagim për portin: Alabbar do të ndërtojë “Manhatanin e Zagrebit”, investim sa 1/4 e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In