• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshoni tek dikush? Ja 6 mënyra për të zbuluar gënjeshtrën

by Java News
04/07/2017 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nëse dyshoni se dikush nuk po ua thotë të vërtetën, ekzistojnë disa mënyra për të verifikuar këtë. Gazeta britanike Independent paraqet gjashtë shenja, të cilat tregojnë se bashkëfolësi juaj nuk është duke u treguar i sinqertë me juve.

Kushtoni kujdes lëvizjeve të trupit

Disa rregulla do të ishin që sa më shumë që personi është i hapur fizikisht me juve, kjo shton besueshmërinë që ai është i sinqertë, pasi që qëndrimi i hapur nënkupton dobësi. Nëse vëreni ndryshime në sjellje, përkatësisht në gjeste me të cilat personi përpiqet të mbrojë veten, për shembull prekja e fytyrës, atëherë është e mundshme që ky person po ju gënjen, thotë psikologu John Paul Garison.

Gjendja tepër e qetë po ashtu mund të jetë e dyshimtë, pasi që gënjeshtarët shpesh tentojnë që te bashkëbiseduesit të shkaktojnë përshtypjen se janë të qetë dhe përkujdesen që lëvizjet e tyre të mos i tradhtojnë, transmeton KosovaPress.  Nëse personi qëndron jashtëzakonisht qetë, bisedon shumë ngadalë, mban duart anash dhe lëvizjen e fytyrës e ul në minimum, atëherë është e mundshme që të keni punë me një gënjeshtar.  Shikojeni bashkëbiseduesin drejt në sy  Fraza e njohur mirë për të cilën kemi dëgjuar se është e dobishme për ta përdorur kur bëhet fjalë për gënjeshtarët: mungesa e kontaktit në sy është njëri nga shenjat e para jo verbale se diçka nuk është në rregull.

Kjo është gjithsesi logjike, duke pasur parasysh se kontakti me sy paraqet diçka personale dhe intime, ndërsa gënjeshtarët gjithmonë tentojnë të krijojnë një situatë jo personale.

Kushtojini vëmendje rrëfimit

Nëse ai i cili ju gënjen nuk është tepër i shkathët, këtë shumë lehtë do ta zbuloni përmes mos përputhjeve në rrëfimin e tij.

Është dashur që të takohet me një person tjetër dhe është takuar me tjetër person? Ka përmendur punëtorinë, e cila në atë vend më nuk ekziston? Pohon se ka biseduar me personin për të cilin e dini se në atë moment ka qenë jashtë vendit?  Nëse dyshoni, kushtojini vëmendje ndaj të gjitha detajeve për të cilat flet bashkëbiseduesi.

Anoni kah bashkëbiseduesi

Nëse një person e keni akuzuar për gënjeshtër, ai do të mundohet në çdo mënyrë që të qëndrojë në distancë fizike dhe afërsia me juve për të është e pakëndshme dhe këtë e tregon qartë trupi i tij. Kjo përfshin qëndrimin duke kthyer shpinën në njërën anë, drejtimin e tyre kah dalja e prej hapësirës së qëndrimit etj., thotë Jastin Lavel, drejtor i përgjithshëm për komunikim në faqen PeopleLooker.com.  Kushtojini kujdes përgjigjes së bashkëbiseduesit

Gënjeshtrat e mira zakonisht kanë përgjigje të përgatitur më herët dhe përdorin taktikat me ndihmën e të cilave do të përpiqen që të shkaktojnë reagimin tuaj emocional, me të cilin do të tërheqin vëmendjen në diçka tjetër, thotë psikologu Joseph Silon.

Nëse personi ju gënjen, prisni lot krokodili, bërtitje ose akuza në llogarinë tuaj.

Besoni ndjenjës suaj

Edhe pse të gjithë gënjeshtarët do të mundohen që asnjëherë të mos gjeni faktet, nëse ndiheni se dikush po ju gënjen, atëherë bisedoni hapur me të.

Madje, edhe nëse nuk ekzistojnë mos pajtime ndërmjet komunikimit verbal dhe jo verbal, mos e injoroni ndjenjën, e cila vjen nga thellësia e stomakut, pasi që shpesh është e bazuar në diçka që është reale, thotë eksperti për komunikim Leslie Shore.

Next Post
Rama falënderon qytetarët për urimet për ditëlindje dhe tregon me të veçantin

Rama falënderon qytetarët për urimet për ditëlindje dhe tregon me të veçantin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com