• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dymbëdhjetë pyetje retorike për Sali Berishën!

by Java News
13/12/2022 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Poli Hoxha

Në mbrëmjen e datës 11 dhjetor duke kujtuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike si perëndimore dhe idealiste, pamë një fotografi të qartë të asaj që është në të vërtetë Rithemelimi i Sali Berishës.

Pamë ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të kohës kur qeveriste Berisha të cilët sot akuzohen nga media dhe opinioni publik, por edhe po hetohen nga drejtësia për korrupsion. Pamë oligarkë të cilët e nisën rrugëtimin e “pasurive në prehër” në kohën që Berisha u rikthye në pushtet dhe sot me Edi Ramën po pëlcasin nga pronat, punët publike dhe koncesionet.

Pamë drejtues mediesh “non grata” dhe që nuk i qasin në ambasadën amerikane, të cilët në kohën e Berishës nga “botues” nisën rrugëtimin dhe sot me Ramën janë shndërruar në oligarkë, përfitues koncesionesh dhe pronash shtetërore.

Pamë ish drejtorë policie, ish-bashkëpunëtorë të sigurimit dhe ish-zyrtarë të shtetit të shndërruar tani në opozitë, në biznesmenë “të suksesshëm”.

Pamë gjithë deputetët dhe zyrtarët e lartë të PD-së së “dështuar” kur udhëhiqej nga Lulzim Basha, të cilët në atë kohë e kishin rrethuar.

Pamë edhe Ilir Metajn i cili kur bëri koalicion me Edi Ramën në vitin 2013 i thirri të gjithë demokratët që ishin ende në punë, nga pastruese, mësues e deri në rangje të larta të administratës dhe i vuri përpara alternativës: Ose merr teserën e LSI, ose dil në rrugë dhe bëj opozitë!

Pamë edhe Ridvan Boden, ish financierin e Berishës, të cilin Rama e ka futur në Bordin e Bankës Kombëtare, si ndërlidhës dhe garant të oligarkëve të përbashkët.

Pikërisht aty në atë sallë të mbledhur rreth Sali Berishës të izoluar dhe të damkosur nga Perëndimi, pamë tablonë e qartë të 32 viteve tranzicion dhe dëshminë e gjallë, se përse nuk bëhet kurrë Shqipëria deri sa të jenë këta në skenë.

Mungonte fizikisht Edi Rama por ishin aty ortakët e tij në politikë, medie e biznes. Dhe mbi të gjitha, aty në krye të vendit ishte portofoli i përbashkët!

Por le të bëjmë tani disa pyetje retorike, që na lindin kur shohim këtë tablo:

Si ka mundësi që të gjithë oligarkët, ata që marrin tendera e koncesione ishin aty e më herët te dasma e familjes Berisha, kurse Lulzim Basha dhe eksponentët e tjerë të PD-së properëndimore na bëkan biznes me Edi Ramën?!

Si ka mundësi që të gjithë ish- ministrat e akuzuar për korrupsion dhe që sot kanë dosje në prokurori, janë grusht-bashkuar rreth Sali Berishës?!

Si ka mundësi që ata të cilët kanë negociuar gjithmonë me Edi Ramën nga zyra e Sali Berishës, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, sot janë në krah të tij?!

Si ka mundet që të gjithë ata që janë listuar nga Britania e Madhe si lidhje kriminale dhe korruptive të  Sali Berishës, vazhdojnë të investojnë ndërmarrjen e tij politike dhe i qëndrojnë në krah me vetëmohim?!

Si shpjegohet që të gjitha mediet që shumëfishuan pasuritë nën qeverisjen e Edi Ramës, mbështesin Sali Berishën?!

A ishte Sali Berisha ai që mburrej nëpër studio televizive, se ishte i pari që kishte kërkuar djegien e mandateve dhe, a ishte ai që kërkoi bojkotimin e zgjedhjeve?!

Si ka mundësi që Sali Berisha mori menjëherë në gjirin e tij ata që qëndruan në parlament, duke i siguruar qëndrueshmëri qeverisë së Edi Ramës dhe sabotuan së bashku Reformën Zgjedhore, e cila e fuste opozitën në garë fituese?!

Ai qëndruan dhe vepruan me kartonët e tyre aty, me urdhër të Sali Berishës?!

A ishte ky nderi që i bëri Edi Ramës, për të mbrojtur veten dhe familjen e tij?!

Të gjithë e dinë se Edi Rama nuk rezistonte dot asnjë javë nëse deputetët që sot janë në skalionin e parë te Rithemelimi, nuk do ti mbanin mandatet.

Përse sot të gjithë analistët e Edi Ramës janë hedhur në krah dhe në mbrojtje të Sali Berishës, me në krye Baton Haxhiun?!

Dhe e fundit; ku i merr Sali Berisha milionat e eurove që janë shpenzuar për 5 xhiro Foltore nëpër Shqipëri, 2- 3 palë zgjedhje në gjithë Shqipërinë, Kuvend madhështor në stadium, qindra salla takimesh e nga 2-3 herë në ditë konferenca për shtyp. Kush i paguan faturat, rroga për të gjitha këto?!

Nga burojnë këto miliona euro dhe a janë paratë e korrupsionit të djeshëm dhe të sotëm?!

Mjaftojnë përgjigjet e këtyre pyetjeve, (me përgjigjen brenda në fakt), për të mësuar se kush është aleat me Edi Ramën; kush i ka shërbyer dhe vazhdon që ta bëjë.

Mbi të gjitha: Kush po e shkatërron PD-në në funksion të këtij pakti!

Next Post
Emigrantët/ Rama për marrëveshjen me Britaninë: Gati të ngremë një skuadër speciale!

Emigrantët/ Rama për marrëveshjen me Britaninë: Gati të ngremë një skuadër speciale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com