• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy koncesionarët e çiftit Berisha-Meta dhe “rusët” që zbulojnë “rusë”

by Java News
30/01/2023 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Shehu

Akuzat e Sali Berishës dhe Ilir Metës për lidhje të qeverisë së Edi Ramës me oligarkë rus që veprojnë në fushën e hidrokarbureve rezultojnë flluska sapuni e më keq se kaq janë një autogol për vet opozitën.

Për ta kuptuar më thjesht situatën, së pari duhet thënë se kemi të bëjmë me dy kompani koncesionare: e para është Stream Oil e transformuar më pas në TransAtlantic Petroleum dhe e dyta është TransOil Group AG e transformuar më vonë nëTerraoil Swiss. Molla e sherrit midis tyre kanë qenë vendburimet e naftës e konkretisht Ballsh-Hekali, Gorisht-Koculi dhe Cakran-Mollaj.

Në vitin 2007, Qeveria Berisha ja jep pa garë dhe me vendim qeverie shoqërisë Stream Oil and Gas Ltd me qendër në ishujt Kajman këto vendburime të naftës e gazit. Stream Oil është një kompani për të cilën në publik ka patur që në atë kohë akuza se ishte e lidhur me familjarë të Kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe personi që administronte koncesionin ishte bashkëjetues në atë kohë me deputeten demokrate Albana Vokshi. Në 2014, Stream Oil kalon në pronësi të Trans Atlantic Petroleum bashkë me vendburimin e gazit të Delvinës.

Ndërkaq, kompania tjetër “TransoilGroup AG” që prej Dhjetorit të vitit 2011 në qeverisjen e Sali Berishës mori nën kontroll vendburimin e Visokës duke ja blerë atë kompanisë IEC Visoka (BVI). Kjo është kompania e cila ka pas saj Shefqet Dizdarin i përfolur sëfundi për lidhjen e tij me Agron Nezën, Dorjan Duçkën dhe ish-kreun e zyrës së kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal.

Aksionet e Stream kaluan në disa duar derisa në fillim të vitit 2016, koncesionari tanimë në emrin TransAtlantic Petroleum kishte krijuar një borxh prej 27 milion USD ndaj shtetit shqiptar, u tentua që ato të shiten tek një tjetër kompani guackë e lidhur me Sali Berishën dhe Ilir Metën, tek GBC Oil në pronësi të Naim Kasës që kishte marrë nga dyshja Berisha-Meta edhe 9 marrëveshje të tjera hidrokarbure me shoqërinë Phoenix Petroleum. Pas kompanisë TransAtlantic Petroleum vazhdonin të qëndronin të njëjtët aktorë që kishin patur Stream Oil.

Në këtë moment ndërhyn qeveria Rama e cila përmes Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bashkë me Albpetrolin vendosin shtetëzimin e këtyre blloqeve të naftës e gazit duke ja marrë ato koncesionarit Trans Atlantic Petroleum. Në Janarin e vitit 2017, këto vendburime Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj u morën nën kontroll nga qeveria shqiptare. Trans Atlantic Petroleum dhe GBC Oil e hodhën qeverinë në arbitrazh dhe tribunali ndërkombëtar i dha të drejtë qeverisë Rama në vendimin për shtetëzimin e vendburimeve.

Albpetrol çeli një garë të hapur ndërkombëtare për dhënien me koncesion të këtyre vendburimeve të shtetëzuara. Ky është momenti kur dy kompanitë në fjalë, TransAtlantic Petroleum dhe TransOil Group që vepronin që në qeverisjen e Berishës të synonin për ti marrë këto blloqe paçka se të fshehur pas kompanive me emra të tjerë, njëra për ti marrë dhe tjetra për ti rimarrë. Njerëzit e afërt të Berishës që kishin Stream Oil e më pas Trans Atlantic Petroleum hynë në garë nën petkun e një kompanie kanadeze Letho Resources Corp.

Dokumentet zyrtare të paraqitura në garën ndërkombëtare nga dy subjektet TransOil Group dhe Letho Resources Corp ishin brenda kritereve ligjore dhe nuk konfirmohej prezencë e asnjë personi ndaj të cilit deri në atë kohë të mund të ishin të vendosura sanksione.

Në betejën e tyre për të marrë kontrollin e vendburimeve, dy kompanitë tregtare u përfshinë indirekt në sponsorizime sulmesh mediatike ndaj qeverisë ku herë njëra e herë tjetra mbështeti aludimet se pas konkurentit qëndronin të fshehura interesa ruse. Fillimisht këto aludime u bënë për kompaninë TransAtlantic Petroleum e më pas edhe për atë TransOil Group.

Lufta tregtare midis tyre kaloi në dyert e gjyqësorit. Letho Resources Corp arriti të sigurojë një vendim të Gjykatës Administrative të Vlorës që i jepte të drejtë pretendimeve të saj kundër vendimit të Albpetrol për të shpallur fitues të garës TransOil Group. Gjyqtari Astrit Sheme që firmosi vendimin në 27.06.2019 u rrëzua nga vetingu në 21.02.2020 pasi nuk arriti të justifikonte pasurinë.

Teksa kompanitë vazhduan betejën nëpër gjykata, kontrata hidrokarbure nuk u finalizua dhe si rezultat blloqet hidrokarbure të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë në duart e shtetit shqiptar dhe administrohen nga ndërmarrjet publike AKBN dhe Albpetrol.

Pra qartësisht, Sali Berisha dhe Ilir Meta akuzojnë sot qeverinë Rama për dy koncesionarë të cilëve vet ata u kishin besuar pasuritë nëntokësore të shqiptarëve. Dy koncesionarë që për interesat e tyre tregtare akuzuan njëri-tjetrin në momente të ndryshme për lidhje të fshehta me interesa ruse paçka se deri në kohën kur u zhvillua gara e hapur ndërkombëtare nga qeveria Rama në 2017-2018, asnjëra prej kompanive nuk kishte lidhje me asnjë person të vendosur nën sanksione.

Më ironikja është se teksa Berisha e Meta akuzojnë sot Ramën e Gjiknurin për lidhje me rusët, blloqet hidrokabure të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit e Cakran-Mollajt janë nën administrim të shtetit shqiptar dhe u janë marrë pikërisht këtyre kompanive që i kishin marrë pa garë e pa transparencë.

Next Post
Në pranga për atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, GJKKO lë në burg 5 të arrestuarit

EMRAT/ “Trafik i mjeteve motorike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, SPAK dërgon për gjykim 7 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In