• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dy B-të e PD-së janë i njëjti thelb”/ Ironia e Spiropalit: Kush s’vendos rregull në shtëpinë e tij, s’mund të qeverisë Shqipërinë

by Java News
09/04/2022 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e ka konsideruar krizën brenda Partisë Demokratike si një fatkeqësi për Shqipërinë.

Në Kongresin e PS-së së zhvilluar këtë të shtunë, ministrja Spiropali u shpreh se kush nuk mund të vendosë rregull në shtëpinë e tij, nuk mund të qeverisë Shqipërinë, shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Duke ju referuar ish-kryeministrit Berisha dhe ish-kryedemokratit Basha si dy “B-të” e PD-së, Spiropali tha se në thelb ata janë të njëjtë, por me forma të ndryshme.

Ministrja thotë se asnjë prej tyre nuk mund të bëjë asgjë në ndryshimin e mentalitetit humbës të opozitës.

Spiropali: Duke nisur nga mandati ynë i dytë opozita jonë ka qenë atipike. Tre vjet më parë, opozita doli nga sistemi dhe u fragmentarizua më tej. Ka pasur shumë zëra edhe nga ne, ka pasur shumë zëra publikë që e konsideruan një gjë të tillë si fat për shumicën e majtë. Edhe tani, spiralja e shëmtuar e luftës së brendshme në PD, kriza ciklike që ka shoqëruar humbjet ciklike të saj, e ka bërë opozitën më të dobët. E ka shndërruar atë nga qortuese problemesh, në një problem që duhet zgjidhur. E ka kthyer nga pol ekuilibrues dhe kontrollues të pushtetit, në një pushtet të pakontrolluar nga vetëdija politike dhe të çekuilibruar. Madje edhe më keq se kaq, duke e bërë atë si kurrë më parë shkak për frymëzime tmerrësisht të dëmshme për orientimin gjeostrategjik të Shqipërisë. Shumë e kanë menduar situatën në atë parti si një kusht që garanton qeverisjen tonë të qetë. Edhe më skeptikët ndaj të majtës, edhe ata që janë kritikë të ashpër ndaj nesh nuk i shohin ata si alternativë qeverisëse.

Kush nuk vë dot rregull në shtëpinë e tij, e ka të pamundur të kujdeset për Shqipërinë, shtëpinë tonë të përbashkët. Politika e spicave dhe thikave, vallet me shkopa në rrota dhe rrokullisja gjithmonë e më në beter, nguti drejt ekstremit dhe vënia e grupit në funksionin të individit të ndëshkuar ekstremisht, është dënimi që PD i ka dhënë PD-së. Dy B-të e PD-së janë i njëjti thelb, me formë të ndryshme. Është e njëjta monedhë e hedhur në hava, që si të bjerë në një anë, si të bjerë në anën tjetër, nuk ndryshon asgjë në mentalitetin e tyre humbës, egoist dhe apolitik. Duke rrezikuar kështu seriozisht, që nga 200 lekë që kushtonte hipoteka e vulës, të bëhet siç po thonë edhe ata vetë, dy lekë parti. Kontrasti ynë me ta është shumëplanësh.
Ministrja Spiropali thotë se një opozitë e dobët nuk është hipotekë për mazhorancën, madje është e kundërta. Sipas ministres, një opozitë e dobët frymëzon një qeverisje të tillë.
Spiropali: Ne ju drejtohemi dhe tërheqim opinionin vendimmarrës të mbi gjysëm milioni shqiptarësh, ata vazhdojnë të therren se çfarë kishte në mend gykatësi i vetëm për varenë, bravën dhe çelësin e ndërtesës buzë Lanës. Unë e konsideroj një fat të keq për Shqipërinë derexhenë ku është katandisur opozita. Nuk është e vërtetë që një opozitë e dobët është hipotekë për shumicën përballë saj. Është krejtësisht e kundërta. Një opozitë e dobët frymëzon një qeverisje të tillë, e bën atë të ketë më shumë shanse të jetë unitare, autoritare dhe arrogante. Kjo është arsyeja se pse ndoshta është e drejtë të konsiderojmë se politika shqiptare, në filozofinë tonë është tripolare: qytetarët, shumica qeverisëse dhe pakica që rrudhet më shumë sesa shpresat e saj të ronitura.

g.kosovari

Next Post
Putin vrasës brutal/ Mjeku ukrainas ngre alarmin: Trupat ruse po fusin bomba te lodrat e fëmijëve

Putin vrasës brutal/ Mjeku ukrainas ngre alarmin: Trupat ruse po fusin bomba te lodrat e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

Rikthehen kontrollet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

October 1, 2026
Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

Tha se “Sistemi funksionon”, Opozita sulmon presidenten e KE, Von Der Leyen! Bardhi: Zhgënjim i afërt për të! Korreshi: Ata që i bënë relacionin, të dehur

October 1, 2026
Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

October 1, 2026
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin e ri Penal: Nuk u miratua apo hartua nga specialistët e Këshillit të Evropës!

October 1, 2026
Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

Britania e Madhe liron qindra të burgosur me hyrjen në fuqi të skemës së lirimit të parakohshëm

October 1, 2026
Republika popullore e protestës

Për Gjykatën e Dhomës së Gjumit, që e kemi shpikur

October 1, 2026
Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

Durrës, kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin, arrestohet i riu

October 1, 2026
“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

“Vijoni reformat dhe dialogun për në BE”- Dënimi i ish-krerëve të UÇK, Von der Leyen nga Prishtina: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!

October 1, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

October 1, 2026
Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com