• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zona e “Tajvanit” te ish-Parku Rinia do të ndryshojë përsëri, Rama: Agresioni ndaj nesh, xhelozi! Ja pse duhen arkitektët e huaj

by A. Q
01/10/2026 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Tajvanit në Tiranë do të ndryshojë përsëri.

Kryeministri tha se zona nuk është as si në vitet ’50, kur u krijua Parku Rinia, as në vitet ’80, kur u ndërtua Tajvani dhe as në vitet 2000, kur ndryshoi përsëri.

Gjatë prezantimit të projekteve, kreu i qeverisë shqiptare shfrytëzoi rastin për të mbrojtur idenë e ndërtimit të kullave me komunitetin e arkitektëve të huaj. Ata që e sulmojnë këtë, përfshirë edhe mediat ndërkombëtare, e bëjnë nga xhelozia, deklaroi Rama.

“Ka diçka shumë të qartë për mua, në gjithë këtë qasje agresive ndaj gjithë këtij procesi, ndaj gjithë këtyre projekteve, që është xhelozia e njerëzve mediokër dhe që kapen pas nacionalizmit, pas pasaportës, pas faktit që janë pjesë e komunitetit lokal dhe nuk kapen pas profesionit, argumenteve dhe mundësisë për të qenë konkurrues”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se:

“Ndërtimi i kullave është kaq kompleks, është kaq delikat dhe kërkon kaq shumë profesionistë të bërë bashkë, saqë ne duhet ta pranojmë që ne nuk e kemi akoma në Shqipëri të gjithë kapacitetin dhe nuk i kemi të gjitha dijet për të bërë ndërtime të kësaj natyre. Duhet ta pranojmë këtë gjë, sepse i kemi parë tentativat dhe jemi shumë të qartë që kjo gjë do të vijë hap pas hapi, por për të ardhur deri këtu na duhet edhe gjithë ky proces, na duhet edhe gjithë ky komunitet arkitektësh. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me një komunitet biznesmenësh që vijnë nga të gjitha anët e botës për të shfrytëzuar Shqipërinë. Këtu kemi të bëjmë me një komunitet dijeje, me një komunitet vizionesh, me një komunitet talentesh, me komunitet krijuesish që sjellin në Shqipëri, patjetër, profesionalizmin e tyre për të bërë projekte, por sjellin në Shqipëri gjithashtu edhe një kulturë krejt të re dhe hedhim bazat e një shkolle shqiptare të arkitekturës”.

Next Post
Zhaku dënon publikimin e videove intime: Viktimat po përballen me bullizëm dhe dëmtim të imazhit

Zhaku dënon publikimin e videove intime: Viktimat po përballen me bullizëm dhe dëmtim të imazhit

Comments 2

  1. Nona says:
    6 hours ago

    Vetëm o Ramë, mos lëviz asnjë m/m katror, mbi atë njollë që ka TAIVANI sot, e që është shumë më i madh, në kohën e rinisë tonë.
    Gjithsesi, deri ku është sot, nuk është keq. Por mos të rëndojë mbi gjelbërimin, ndertimi i ri. Kjo do të ishte e pafalshme direkt mbi atë që do të bëjë miratimin e projektit.
    Ky TAIVAN që është sot, është ndertuar kur kryetar bashkie i Tiranës, ishte bash Edi Rama, prandaj, me këtë rast, duhet të kerkohet edhe njëfarë ndjese, sepse para 15 vjetve u bë gjithë ajo rrëmujë, gjate atijë ndertimi.
    Kaq.
    Për hajër na qoftë.

    Reply
  2. Bruno says:
    2 hours ago

    A duhet te hetohen kta trafikante,kto miliona ku i marrin,apo eshte k/mafiozi une jame garancia juaj,per parate pista qe vijne nga trafikantet.Ne te ndertojme kulla pa le te flasin sa te done kta te BE e SHBA.Qe te justifikohet k/mafiozi tani ka filluar e thote flasin nga xhelozia,per ne herojte e parave te krimit,qe po ndertojme kulla.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com