• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dvorani në Kushtetuese? Minxhozi: Negociatat vlejnë më shumë se emri!; Çupi: PD është e frikësuar!

by A R
22/12/2022 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit.

Në studion e ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, analisti Edvin Kulluri u shpreh se nëse mazhoranca e kalon Dvroanin me votat të blera, për të Dvorani del i palegjitimuar në Gjykatës Kushtetuese.

‘Produkti më i mirë i Reformës në Drejtësi është Gjykata Kushtetuese. Formula e ndërtimit të Gjykata Kushtetuese është formulë e balancuar politikisht. Ajo që po ndodh është se ka mungesë totale të vullnetit politik. Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka rëndësi se cili grup. Formula është mirë por mungon vullneti politik. Nuk është e domosdoshme të jetë Dvorani. Nëse mazhoranca e kalon Dvoranin me vota të blera, për mua Dvoran del i palegjitimuar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk ka konsensus le të zgjidhet një tjetër.’- tha Kulluri.

Për analistin Skëndër Minxhozi, ku votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Sipas Minxhozit negociatat duhet të vlejnë më shumë se emri.

‘Kur votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Votimet e fshehta janë të përcaktuar për raste specifike. Kemi një palë shumë të fuqishme dhe pala tjetër përçarë dhe negociohet me një nga nënpalët në Kuvend. Rama e di që Alibeaj nuk do ta humb atë të qenit king makër i numrave. Negociata duhet të vlejnë më shumë se emri. Duhet të ketë një deriçkë në pushtet të jetë një aulë ku të mendohet ftohtë dhe të arrihet në nivelin kur 9 me 0 rrezohet qeveria për një marrëveshje shumë të rëndësishme.’- u shpreh Minxhozi.

Nga ana tjetër analisti Frrok Çupi u shpreh se nëpërmjet Dvoranit, po dallohet se PD është e paqartë, e turbullt dhe e frikësuar. Sipas Çupit PD e Alibeajt po bën një gabim fatal duke ju bashkuar qëndrimit të Foltores dhe të Metës.

‘Opozitën po e zë vetja. Opozita e mendon oponencën tek zyrat. Asnjë zyrë që funksion me të ardhura publike nuk është opozitë sepse nuk e lejon ligji. Në këtë orë po ndodh që Dvorani po përdorët si lakmues. Nëpërmjet Dvoranit po dallojnë kush është kush. Po dallohet që PD, është e paqartë, e turbullt e frikësuar dhe në mënyrë të papritur i bashkohet Metës dhe Berishës. Bën nja gabim fatal. Certifikon edhe një herë tjetër qëndrimin e grupimit të Foltores. Mazhoranca në këtë rast është e fituar. PD do hahet me njëri tjetrit me kockat e veta se s’ka bën tjetër. Me çfarë zbutët lufta me mjete politike, por që nuk i përdor.’- u shpreh Çupi.

Analisti Shpëtim Nazarko, u shpreh se eksperienca e Dvoranit në drejtësi do t’i shërbente Gjykatës Kushteuese. Nazarko u shpreh se beson tek profesionalizmi i Dvoranit dhe nëse duam të bëjmë shtet duhet tu drejtohemi njerëzve me karrierë.

‘Dvorani është një nga gjyqtarët më të vjetër të vendit. Vetë opozita në princip, shikon në GJK një instrument të fuqishëm derën e fundit ku ajo mund të mbrojë çështje. Njerëzit që i kanë shërbyer sistemit të drejtësisë dhe amerikanët e kanë çmuar si një gjykatës që me eksperiencën tij kolosale kjo do ti bënte nder kushtetutës. Nëse duam të bëjmë shtet duhet tu drejtohemi njerëzve me karrierë. Jam me Dvoranin si koncept. Nëse është preferencë e amerikanëve jemi në rast analog me Dumanin. Besoj tek profesionalizimi i Dvoranit.’- tha Nazarko.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesi lëndohet gjatë protestës para Kryeministrisë, rrëzohet përtokë! Transportohet me ambulancë drejt spitalit

Protestuesi lëndohet gjatë protestës para Kryeministrisë, rrëzohet përtokë! Transportohet me ambulancë drejt spitalit

November 29, 2026
Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

Protesta e dhunshme/ Plagoset me plumb gome deputeti i PD-së (VIDEO)

November 29, 2026
Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

Policia zbraz bulevardin! Protestuesit sulmojnë me gurë e fishekzjarrë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

November 29, 2026
VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

VIDEO/ Protestuesit e marrin me vete në shesh, gomari largohet me vrap, “braktis” protestën!

November 29, 2026
Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

Përplasje të forta para Kryeministrisë/ Gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia nis shoqërimet dhe shpërndarjen e turmës

November 29, 2026
Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

Tensione në protestën para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin moltov, ndërhyn policia

November 29, 2026
Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

Dhoma e Tregtisë reagon pas djegies së godinës gjatë protestës së 28 Nëntorit: Një goditje ndaj zërit të bizneseve në Tiranë

November 29, 2026
Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

Protesta përshkallëzohet para Kryeministrisë, kapsolla drejt godinës qeveritare dhe banderolë kundër Ramës

November 29, 2026
Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

Mbishkrimi ndaj Ramës në murin e Kryeministrisë ndez tensionet, policia del me skafandra!

November 29, 2026
Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

Stuhia “Argos” godet Greqinë, alarm i kuq në Athinë dhe disa rajone

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In