• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DURRES/ E theri me kosë, zbardhet sherri tragjik se pse e vrau krushkun buzë Erzenit: Po më tremb peshkun

by Java News
14/07/2017 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti i nisur për një zetor të parkuar buzë lumit në grykë- derdhjen e Erzenit ka përfunduar tragjikisht mes dy personave, krushqi me njëri-tjetrin. Sipas Policisë, ngjarja që nisi për një zetor të parkuar në anë të një kanali vaditës mes dy bashkëfshatarëve ka përfunduar me një të vdekur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Jubë të qendrës administrative të Sukthit. Viktima, sipas Policisë, është Ludovik Lala, 52 vjeç, i cili mësohet të ketë ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa autori i ngjarjes Asti Mici, 57 vjeç, i arrestuar tashmë nga uniformat blu.

Mësohet se dy bashkëfshatarët kanë nisur të konfliktohen për shkak të zetorit që viktima e kishte lënë pranë një kanali vaditës me qëllim që të mbushte ujë në lumë. Kjo nuk i ka pëlqyer autorit, i cili ndodhej në ato momente aty pranë për të kapur peshk.

Ai i ka kërkuar të largojë zetorin, pasi ishte duke i trembur gjahun (peshkun). Në momentin që ka hasur në kundërshtinë e tij, ai e ka qëlluar me kosë në pjesën e brendshme të kofshës, duke i dëmtuar arterien femorale.

52-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagës së shkaktuar dhe ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte humbur shumë gjak. Ndërsa autori, pak minuta pas ngjarjes, është vetëdorëzuar në polici duke pranuar krimin.

Sipas të dhënave, në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe bënë të mundur arrestimin e autorit, i cili po i priste në vend. Mici dhe Lala mësohet se kishin lidhje krushqish me njëri-tjetrin dhe rezulton që të mos kenë pasur debate apo konflikte të mëparshme.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, ata u konfliktuan për arsye banale, pasi autori i kishte kërkuar të spostonte zetorin disa metra më tutje, pasi ishte duke zhvilluar aktivitetin e peshkimit aty dhe mjeti i prishte punë. Këtë version ka dhënë për grupin hetimor edhe Asti Mici. PANORAMA

ma.me

Next Post
Vila bunker e baronit të drogës Alket Hatija, si u zbulua nga policia

Vila bunker e baronit të drogës Alket Hatija, si u zbulua nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In