• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani –

by Java News
14/09/2026 09:31
Dronët rusë sjellin luftën deri në Moldavi dhe Rumani -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bombat ajrore dhe dronët, çdo ditë humbin jetën njerëz në Ukrainë. Në një masë shumë më të vogël, ndikohen edhe fqinjët e Ukrainës në Evropën Qendrore dhe Juglindore, kur raketa dhe dronë depërtojnë në hapësirën e tyre ajrore ose herë pas here rrëzohen në territorin e tyre.

Por tani lufta ruse me dronë po afrohet gjithnjë e më kërcënueshëm pranë dy fqinjëve të Ukrainës: Republikës së Moldavisë dhe Rumanisë. Ndërkohë, pothuajse çdo ditë regjistrohen incidente me dronë në territoret e të dyja vendeve. Shpesh ato shpërthejnë dhe tashmë ka pasur edhe persona të plagosur. Kohët e fundit janë shtuar edhe sulmet ndaj pikave ukrainase të kontrollit kufitar me Republikën e Moldavisë dhe me Rumaninë.

Sulmet janë zgjeruar aq shumë, saqë sipas shumë vëzhguesve nuk mund të flitet më për rastësi. Ata dyshojnë se Kremlini synon ta përhapë qëllimisht luftën edhe në dy vendet fqinje të Ukrainës. Një nga shpërthimet më të fundit të dronëve, të martën (08.09.2026), shkaktoi reagime të forta, sepse si pasojë u vonua ngritja e avionit të presidentit ukrainas, me Volodymyr Zelenskyn në bord, nga kryeqyteti moldav Kishinau.

Manovër e qëllimshme?

Çfarë kishte ndodhur konkretisht? Një dron rus i tipit më të ri Geran, i pajisur me motor reaktiv dhe i aftë të fluturojë me shpejtësi deri në 500 kilometra në orë, ishte nisur të martën pasdite vonë nga gadishulli i pushtuar i Krimesë dhe, duke ardhur nga Ukraina, depërtoi fillimisht në hapësirën ajrore të Moldavisë e më pas në atë të Rumanisë. Atje, pas një kthese të papritur, ai u rikthye sërish në hapësirën ajrore moldave. Në veri të vendit, pranë lokalitetit Rîșcani, droni u rrëzua në një arë me luledielli dhe shpërtheu. Trajektorja e fluturimit të dronit lë të kuptohet se bëhej fjalë për një manovër të qëllimshme. 

Avioni i presidentit ukrainas nuk u “godit për pak”, siç ishte raportuar fillimisht në disa media. Droni u rrëzua rreth 160 kilometra në veri të Aeroportit Ndërkombëtar të Kishinaut. Megjithatë, trajektorja e tij kalonte përmes territorit të gjithë Republikës së Moldavisë dhe, për një periudhë të caktuar, kaloi pranë kryeqytetit moldav Kishinau, si edhe më vonë pranë metropolit rumun të Iașit, në verilindje të Rumanisë. Për këtë arsye, hapësira ajrore e Moldavisë u mbyll plotësisht për rreth një orë. Aeroporti i Kishinaut, si edhe aeroporti i qytetit Iași në Rumani, pezulluan përkohësisht operacionet e fluturimit. Edhe Volodymyr Zelensky, i cili ishte në rrugë për në Oslo, mundi të nisej vetëm me vonesë.

Gjithnjë e më shumë incidente

Aspekti më i rëndë i këtij incidenti ishte se ai tregoi edhe një herë se Moldavia mund ta mbrojë hapësirën ajrore të vendit vetëm në mënyrë shumë të kufizuar. Droni u zbulua dhe u ndoq nga sistemet e monitorimit ajror, por nuk ishte e mundur të rrëzohej. Sipas të dhënave publike, Moldavia disponon vetëm një numër të vogël raketash kundërajrore polake Piorun, të cilat mund të mbrojnë, në rastin më të mirë, vetëm objekte të caktuara.

Kurse në Rumani, nga baza ajrore e NATO-s në Kogălniceanu, pranë portit të Konstancës në Detin e Zi, u ngritën dy avionë luftarakë. Megjithatë, mbetet ende e paqartë pse ata nuk e rrëzuan dronin, siç ka ndodhur në disa raste gjatë javëve të fundit. Në total, që nga fillimi i gushtit 2026, në Republikën e Moldavisë dhe në Rumani janë regjistruar dhjetëra incidente me dronë. Këto përfshijnë kryesisht shkelje të hapësirës ajrore, por edhe rrëzime, shpërthime, gjetje mbetjesh të dronëve dhe, në Rumani, disa raste të rrëzimit të tyre nga forcat ushtarake. Vetëm në Republikën e Moldavisë, sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit gusht u rrëzuan 17 dronë, aq sa gjatë gjithë vitit të kaluar së bashku. 

Të vdekur në pikën e kontrollit kufitar

Incidenti më i fundit ndodhi natën e së mërkurës (09.09.2026) në pikën kufitare ukrainase të Starokosaçes, në juglindje të Republikës së Moldavisë. Kalimi kufitar u dëmtua nga një sulm me dronë dhe ndodhet rreth një kilometër larg territorit moldav. Si pasojë e sulmit, dy persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën, mes tyre edhe një shtetas i Republikës së Moldavisë. Moldavia i dënoi ashpër sulmet me dronë. Presidentja Maia Sandu deklaroi të mërkurën se lufta e Rusisë tashmë ka arritur deri në kufirin e Moldavisë. “Është e vështirë të kuptohet se si, përballë këtij realiteti, ende ka zëra që përpiqen t’i bindin moldavët se Rusia nuk është agresori ose se lufta në fqinjësinë tonë nuk na prek”, tha Sandu.

Edhe kryetari i Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, shkroi në Facebook se bëhet fjalë për incidente që “nuk mund t’i konsiderojmë më si diçka të largët”. Sipas tij, kërcënimi që vjen nga Rusia nuk është një “fantazmë” dhe as propagandë. “Ai është një realitet i përditshëm”, theksoi Grosu.

Operacion i planifikuar

Eksperti moldav për çështjet ushtarake dhe të sigurisë, Rosian Vasiloi, ish-shef i Policisë Kufitare të Moldavisë, shkroi në Facebook pas rrëzimit të fundit të një droni në Republikën e Moldavisë: „Ky është një operacion i planifikuar i shtetit agresor.”

Ai iu referua, ndër të tjera, trajektores së pazakontë të fluturimit të dronit, veçanërisht kthesës së papritur që e riktheu atë në hapësirën ajrore moldave. Vasiloi thekson, se „ne nuk mund ta shohim më hapësirën tonë ajrore të ndarë nga ajo e Ukrainës dhe e Rumanisë. Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Rumania përbëjnë tashmë një hapësirë të ndërlidhur operacionale sa u përket kërcënimeve ajrore dhe ndikimit të tyre në ndërlidhjen rajonale.”

Rumania deri më tani nuk ka reaguar publikisht ndaj incidenteve më të fundit. Megjithatë, qeveria rumune kishte ndërmarrë që në korrik një ndryshim të rëndësishëm politik dhe ushtarak: pas një periudhe të gjatë përmbajtjeje, ajo filloi të rrëzojë dronë që depërtojnë në hapësirën ajrore rumune. Gjenerali i pensionuar rumun Virgil Bălăceanu, një ekspert i njohur dhe komentator i shpeshtë në mediat rumune, i bëri thirrje udhëheqjes së Rumanisë të përshpejtojë forcimin dhe zgjerimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Edhe Bălăceanu është i mendimit se incidenti me dronin të martën nuk ishte një rastësi, por një manovër e qëllimshme.

Instituti amerikan Institute for the Study of War (ISW), një nga qendrat më të njohura kërkimore për luftën ruse kundër Ukrainës, shkroi pas incidentit me dronin të martën se nuk ka prova të qarta që shkelje të tilla të hapësirës ajrore të jenë të qëllimshme, megjithatë, sipas ISW-së, mund të thuhet se Rusia përfiton nga incidente të tilla. Veçanërisht përdorimi i modeleve më të reja dhe më të shpejta të dronëve rusë Geran synon të “testojë më tej sistemet e mbrojtjes së NATO-s dhe të Republikës së Moldavisë, si edhe reagimin e të gjithë Aleancës së NATO-s”. Edhe nëse nuk mund të provohet se depërtimet në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë janë të planifikuara qëllimisht, ekspertët e ISW-së vlerësojnë se Rusia i shfrytëzon këto incidente për të vëzhguar dhe vlerësuar aftësitë mbrojtëse të vendeve fqinje dhe të NATO-s./DW

Next Post
Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime -

Trump vlerëson punën e Witkoff dhe Kushner: Shikoni Gazën, nuk ka më shumë luftime -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Nëntor 2026

November 1, 2026
Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

Shoqërohen në polici 4 gjimnazistë nga Durrësi në Malin e Zi: Incidenti pas simbolit të shqiponjës në Kotor

November 1, 2026
Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

Zgjedhjet në Izrael/ 19 mandatet arabe mund të vendosin fatin e qeverisë, Eisenkot nis lëvizjen kundër Netanyahut

November 1, 2026
E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

E reja sulmohet me thikë gjatë vrapit, ndërron jetë në spital

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In