• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drogë, fara kanabisi dhe armë zjarri / Goditet banda kriminale, 4 të arrestuar në Shkodër

by A R
21/04/2021 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Perash”, duke goditur një rast të tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimi, një rast të shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, janë arrestuar katër persona dhe shpallur në kërkim një tjetër, si dhe janë sekuestruar 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2000 fara kanabis, një armë zjarri pistoletë, dy automjete dhe 5 aparate celular.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Dodë Frroku, Artan Marku, Gëzim Sufaj dhe Drilon Halilhakaj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Perash”.

Si rezultat e këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1. A. M., 29 vjeç , banues në Perash, Shkodër,

2. G. S., 45 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër,

3. D. H., 21 vjeç, banues në Grudë Fushë, Shkodër ,

4. D. F.55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacioneve në rrugë operative se shtetasit A. M., G. S., D. H., në fshatin Grudë Fushë, Malësi e Madhe, kishin bërë gati lëndën narkotike për ta shitur.

Gjatë ndërhyrjes shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri tip pistoletë, 2 automjete dhe 3 aparate celular.

Operacioni ka vijuar me goditjen e një tjetër tentative për shitje të fareve të kanabisit, si rezultat i të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi D. F., 55 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër, të cilit shërbimet e Policisë gjatë kontrollit i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2000 fara të dyshuara kanabis dhe 2 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/a.r

Next Post
Rama në Tropojë: Luli ju thotë tropojsa, ai nuk e di as si quheni

Rama, nga Fushë-Kruja: Situata pas tërmetit tregoi se ç'karakter ka kjo mazhorancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In