• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drejtësi e mohuar në Shqipëri/ Gjyqi civil zgjat 6 vjet, ai administrativ deri në 13 vite

by Java News
31/03/2023 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas raportit të vlerësimit të hartuar nga “Komisioni i Europës” mbi sistemet gjyqësore europiane, për vitin 2020, në Shqipëri duhen mesatarisht 366 ditë për të përfunduar shkallën e parë të një gjykimi civil dhe 1,742 ditë për shkallën e dytë. Pra e thënë ndryshe për shkallën e parë të një gjykimi civil duhet një vit, ndërkohë për shkallën e dytë duhet rreth 4.7 vite. Sipas këtyre shifrave, në total duhen afërsisht 6 vite për t’u dhënë një dënim përfundimtar për çështjet civile ose tregtare.

Le të shohim se sa është kohëzgjatja e një gjykimi penal në vendin tonë. Sipas të dhënave të raportit të “Komisionit Europian” në Shqipëri duhen 294 ditë që të pëfundojë gjykimi i një vepre penale në shkallën e parë dhe duhen 998 ditë për shkallën e dytë, ose rreth 3 vite e gjysëm në total. Nga ana tjetër, po të analizojmë sa zgjasin çështjet në gjykatën administrative përballemi me një kohë më të gjatë pritjeje. Për çështjet administrative kohëzgjatja e gjykimit në shkallën e parë është 199 ditë, ndërsa në shkallën e dytë edhe 4,485 ditë ose 12.2 vite. Pra, nisur nga këto shifra nuk mund të themi se aksesi në drejtësi nga qytetarët shqiptarë është përmbushur plotësisht pasi duhet rreth 13 vite për të marrë një dënim përfundimtar të paktën për çështjet administrative.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Komisionit Europian” mbi kohëzgjatjen për një çështje civile në gjykatën e shkallës së parë sipas vendeve të Europës. Nga të dhënat shihet se Shqipëria renditet mes vendeve të para në Europë me më shumë ditë gjykimi për një çështje civile. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë me 639 ditë dhe 472 ditë respektivisht. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut kohëzgjatja e një gjykimi civil në shkallën  e parë arrin mesatarisht deri në 294 ditë, ndërsa në Malin e Zi zgjat 280 ditë. Italia regjistron kohëzgjatjen më të lartë të gjykimit civil në shkallën e parë me 674 ditë dhe pasohet nga Kroacia me 655 ditë. Në vend të fundit me më pak ditë renditen Islanda dhe Lituania me 63 ditë dhe 117 ditë.

Pavarësisht kësaj, nisuar nga koha e gjykimit, dukshëm mund të kuptojmë se gjykatat e shkallës së parë në Shqipëri janë më efikase se ato të shkallës së dytë. Në raport mes rrjeshtash thuhet se në Shqipëri, procedura e vettingut preku numrin e profesionistëve të sistemit të drejtësisë, sidomos në shkallën e dytë dhe të tretë ku shumë gjyqtarë u shkarkuan ose u tërhoqën vullnetarisht. Kështu, gjyqtarët nuk kanë mundur të përballojnë fluksin e rasteve që janë paraqitur pranë gjykatave. Gjithashtu vlen të marrim parasysh edhe vitin të cilit i referohen shifrat. Sigurisht të dhënat janë të prekura edhe nga efektet e pandemisë, e cila ka detyruar shumë gjykata të shtyjnë procedurat.(Xhorxhina Deda)

Next Post

Minxhozi: Akuzat ndaj Kryemadhit të rënda, por informacionet anonime duhen hetuar e provuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com