• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dogjën makinën pranë banesës, reagon gazetari Curri: Akt i qëllimshëm dhe i lidhur me punën

by E S
26/04/2026 14:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një akt të qëllimshëm dhe të lidhur drejtpërdrejt me punën e tij si gazetar, e ka cilësuar gazetari Sami Curri, djegien e makinës së tij në orët e para të ditës së sotme në Bulqizë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai deklaroi se djegia e automjetit është një mesazh frikësimi, por theksoi se nuk do të tërhiqet nga misioni i tij. Sipas tij, prej javësh ka pasur presione për shkak të temave që ka trajtuar, por do të vijojë raportimin pa u ndalur.

Gazetari kërkon nga institucionet zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë, duke theksuar se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten.

Postimi i plotë e gazetarit në Facebook

Fort të nderuar miq, kolegë dhe komuniteti i gazetarëve,

Së pari, gjej rastin t’ju falënderoj për çdo mesazh kujdesi, mbështetjeje dhe solidariteti! Në situata të tilla, këto fjalë dhe ky qëndrim më ka ndihmuar shumë për ta përballuar më lehtë dhe për të kuptuar se nuk jemi vetëm.

Sot, rreth orës 02:45 të mëngjesit, vetëm pak metra larg banesës sime në Bulqizë, është djegur qëllimisht makina ime. Nga sa kam konstatuar, nuk bëhet fjalë për një zjarr aksidental, por për një akt të pastër dhe të paramenduar.

Prej afro 10 vitesh punoj si gazetar dhe me shumë përkushtim kam themeluar Bulqizaime.al, me synimin për të ndërtuar një media lokale të pavarur, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve. Gjithmonë jam përpjekur t’i qëndroj besnik misionit të gazetarisë: mbrojtjes së interesit publik, raportimit të paanshëm dhe zërit të komunitetit.

Këtë e kam bërë që nga dita e parë dhe do të vazhdoj ta bëj, pavarësisht çdo presioni apo përpjekjeje për të më intimiduar. Fundja, kur zgjedh të jesh i drejtë, i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj profesionit, përballja me vështirësi dhe shqetësime të tilla bëhet pjesë e rrugës që nuk mund ta shmangësh.

Ngjarja e ndodhur është e lidhur drejtpërdrejt me punën time si gazetar. Këtë e kam deklaruar qartë edhe para oficerëve të policisë dhe grupit hetimor.

Ky është një mesazh frikësimi, por dua ta them qartë: ata që e kanë bërë këtë akt nuk do të arrijnë të më kërcënojnë apo të më ndalin. Për mua, gazetaria nuk është thjesht profesion, por mision në shërbim të publikut dhe do të vazhdoj ta ushtroj me të njëjtin përkushtim, me çdo çmim.

Prej javësh kemi qenë përballë përpjekjeve të vazhdueshme për të ndikuar dhe ushtruar presion mbi punën tonë, veçanërisht për temat që kemi trajtuar dhe ato që janë ende në proces raportimi. Megjithatë, çdo shqetësim i qytetarëve, çdo hall i një banori që i preket jeta, prona apo e drejta, do të gjejë gjithmonë derën tonë të hapur dhe hapësirën e nevojshme për t’u dëgjuar.

Mbrojtja e interesit publik, çështjet e mjedisit, problemet e komunitetit dhe protestat që lindin në çdo cep të Dibrës kanë gjetur dhe do të vazhdojnë të gjejnë vend në raportimin tim. Kjo është dhe do të mbetet misioni im kryesore në çdo moment: të jemi në anën e publikut dhe të së vërtetës.

Falënderoj të gjithë kolegët, organizatat e gazetarëve, miqtë dhe qytetarët që kanë reaguar dhe kanë kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!

Besoj dhe kërkoj që institucionet përgjegjëse ta hetojnë me seriozitet maksimal këtë rast, të identifikojnë autorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë! Kjo jo vetëm për të zbardhur këtë ngjarje, por edhe për të mos lejuar që raste të tilla të përsëriten apo të shërbejnë si nxitje për akte të ngjashme ndaj gazetarëve dhe kujtdo që ushtron detyrën në interes të publikut.

As frika, as presioni dhe as sulmet nuk do të më ndalin në detyrën time për të raportuar. Koha do e tregojë më së miri këtë që po them.

Next Post
Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Shqiptari i dëbuar kthehet sërish në Itali, arrestohet dhe përfundon në qendrën e riatdhesimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com