• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drashkoviç: Mjaft, mos e gënjeni popullin! Kosova s’është e jona!

by Java News
10/08/2017 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i Lëvizjes për Përtëritjen Serbe, Vuk Draskoviç, ka thënë për N1 se nuk është shumë reale që të arrihet konsensusi për Kosovën gjatë dialogut të brendshëm të Serbisë

“Unë, si dhe partia ime, përshëndesim këtë thirrje për dialog”, thotë ai, duke shtuar se e keqja është te ata që pushtetin politik e material e ndërtojnë “në plagën e hapur të Kosovës.

I pyetur se si e paramendon këtë “dialog të brendshëm”, Drashkoviq tha se ky dialog po ndodhë përderisa njerëzit po i japin qëndrimet e tyre. Por, shton se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duhet po ashtu ta japë qëndrimin e tij.Sipas tij, kjo është koha të pranohen disa dispozita nga Plani i Ahtisaarit i vitit 2007 – të cilin Serbia e kishte refuzuar në start – e që ato të përfshihen në dialogun e Brukselit.

“Asociacioni është një nga ato dispozita që na përshtatet në tërësi”, thotë ai.“Shumë dispozita duhet t’i pranojmë, por ne menjëherë e kemi anatemuar. Atë dokument shqiptarët e kanë pranuar pa qejf e me presionin e të huajve, sepse ka pjesë me standardet më të larta evropiane për mbrojtjen e kishave serbe, të pronës së popullit serb e të autonomisë së komunave serbe”.Drashkoviqi po ashtu u shpreh se nga preambula e Kushtetutës së Serbisë duhet të hiqet pjesa që thotë se Serbia ka sovranitet në Kosovë.

“Kujt po ia dëshmojmë që Kosova është e jona? Nga Kushtetuta duhet të hiqet pjesa që nuk e njeh realitetin e me të cilën hipnotizohet populli se Kosova nuk është e pavarur dhe se është nën Serbi”, thotë ai. “Në popull thuhet se shqiptarët do të marrin kishat serbe, se do të marrin gjithçka deri në Nish, se do të bashkohen me Shqipërinë… Por, qytetarët e dinë se shqiptarët janë detyruar që në Kushtetutë të kenë pikat që u ndalohet bashkimi me çdo shtet fqinj dhe se duhet të përdorin veç simbolet e Kosovës”, ka thënë ai.

Drashkoviqi shprehet se Serbia ka të drejtë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe se këtë të drejtë do ta përdorë”.“Por, Serbia nuk ka të drejtë ta mashtrojnë popullin se pavarësia nuk ekziston. Shumica e shteteve e njohin e ne për një fiksion po i paguajmë kreditë e Kosovës. Le t’i paguajnë ata borxhet e tyre”, thotë ai, duke shtuar se do të arrihen dy të tretat në Kuvendin e Serbisë dhe shumica në referendum për ta ndryshuar kushtetutën e Serbisë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Kryebashkiaku Veliaj dënon karburant…Veliaj

Kryebashkiaku Veliaj dënon karburant...Veliaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com