• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosjet “e nxehta” që kanë prokurorët që refuzuan çështjen “Shullazi”

by Java News
22/09/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku firmosi dy ditë më parë urdhrin për nisjen e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuan hedhjen në short të dosjes “Shullazi”, në një kohë kur dosja i kishte prokurorët e saj. Dhjetë prokurorët që janë nën hetim disiplinor nga Prokuroria e Përgjithshme janë prokurorë me shumë përvojë në organin e akuzës.

Tre prej tyre, madje, u komanduan kundër dëshirës së tyre në rrethe. E gjithë përplasja ka ndodhur më 19 shtator në mëngjes, në një kohë që procesi “Shullazi” zvarritej prej muajsh në fazën e konkluzioneve përfundimtare.

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe nuk është paraqitur që nga ajo kohë në gjyqin ndaj Shullazit. Ndërsa prokurori Ened Nakuçi është larguar nga Shqipëria me raport mjekësor, duke ngritur dyshime të mëdha. Në këto kushte, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, vendos që të hedhë në short prokurorët e rinj të dosjes, ndërkohë që dy të sipërpërmendurit nuk kanë hequr dorë nga çështja. Kjo është kundërshtuar si antiligjore nga dhjetë prokurorë, të cilët s’kanë marrë pjesë në short. Mirëpo, Prela ka njoftuar Markun dhe Kryeprokurorja ka nisur hetim disiplinor për ta. Madje, në një reagim kryeprokurorja i cilësoi si frikacakë prokurorët që refuzuan shortin. Por cilët janë ata?

–Olsian Çela është një prej 10 prokurorëve nën hetim disiplinor, që refuzoi shortin për dosjen “Shullazi”. Ai ka mbajtur në vitin 2004 postin e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i emëruar nga ish-Kryeprokurorja Ina Rama. Olsian Çela u komandua nga Marku në Prokurorinë e Beratit pas përplasjes me Prelën. Ai ka qenë prokuror i Prokurorisë së Tiranës. Ndër dosjet më në zë që ai ka pasur janë ato të zhdukjes së Remzi Hoxhës, dosjen “Kompas”, “Damir Fazlliç” dhe “Xibrakën”, por edhe dosje të bujshme së fundmi, si ajo e grabitjes së postës së Prokurorisë së Durrësit.

–Eugen Beçi është gjithashtu ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga viti 2012 deri në vitin 2015. Beçi ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka hetuar një sërë dosjesh të bujshme. Ai ka pasur në dorë dosje si ato të Dritan Dajtit, Gramoz Rexhepit, Qamil Rexhës, Ilir Xhakjes si edhe të Bandës së Gaxhait. Po kështu, Eugen Beçi ka pasur edhe dosjet e terrorit në Shqipëri dhe së fundmi ka hetuar Jurgen Mollën, pretencën e të cilit e ka dhënë. Beçi ka në dorë edhe grupet e strukturuara që dërgonin emigrantë të paligjshëm në Kanada dhe në SHBA. Ai është ndër të paktët prokurorë që ka kërkuar me dhjetëra dënime të përjetshme.

–Blerim Tominaj është një prokuror tjetër mes 10 prokurorëve që janë nën hetim disiplinor. Tominaj gjithashtu ka një karrierë të gjatë në organin e akuzës dhe ka qenë në krye të Krimeve të Rënda në vitin 2015, duke zëvendësuar Beçin. Ndër dosjet më të nxehta që ka pasur Tominaj janë ato të “21 Janarit”; aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, si edhe çështjen e atentatit ndaj deputetit Tom Doshi. Ai, së bashku me dy kolegë të tij te Krimet e Rënda, thirrën për të dëshmuar në atë kohë një sërë politikanësh, duke përfshirë Kryeministrin e vendit dhe njerëzit më me pushtet.

–Besim Hajdarmataj është paraardhësi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda i Donika Prelës. Hajdarmataj ka pasur së fundmi dosje mjaft të bujshme. Përmendim këtu dosjen e nxehtë të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilën do të detyrohet ta lërë pas transferimit në Pogradec. Ai gjithashtu është edhe prokuror i dosjes “Shullazi”, në të cilën ka kryer katër muaj hetime në hapje të saj. Hajdarmataj është edhe prokurori që ka lëvizur më shumë muajt e fundit, i cili pasi u shkarkua nga drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, transferohet tashmë në Pogradec.

–Përparim Kulluri është një prokuror tjetër karriere mes 10 prokurorëve të vënë nën hetim disiplinor. Ai ka pasur dosje të nxehta kur ka qenë prokuror në rrethe, duke kujtuar këtu Bandën e Lushnjës, ku ka kërkuar dënimet më të ashpra për ushtarët e Aldo Bares. Kulluri ka pasur në dorë edhe dosjen e “Lazaratit”, si edhe të trafikut të minave. Kulluri ka qenë edhe në dosjen e atentatit të supozuar ndaj Tom Doshit. Kohët e fundit, prokurori Kulluri po heton audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj dhe masakrën te Shkencat.

–Arens Çela ka mbajtur postin e drejtuesit në njësinë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Edhe pse i emëruar me shumë debate nga ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, Çela ka hetuar një sërë dosjesh korrupsioni, sidomos ato që përfshinin ish-kolegë të tij. Kujtojmë këtu rastin e një oficeri të Policisë Gjyqësore që i kërkonte ryshfet një qytetari për t’i zhbllokuar një llogari bankare.

–Edvin Kondili është prokuror i Krimeve të Rënda, që ka pasur gjithashtu në dorë dosje të rëndësishme. Kondili është mes prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen Shullazi. Prokurori Kondili ka hetuar më parë dosjen e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithashtu, Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Kondili ka një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas.

–Behar Dibra është ndër prokurorët që ka hetuar kryesisht vrasje. Dibra ka pasur në dorë çështjen e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, së bashku me prokurorin Besnik Muçi. Po kështu, Dibra ka qenë pjesë e disa dosjeve të vrasjeve për shkak të marrëdhënieve familjare. -Pranvera Pustina ka qenë pjesë e njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo ka hetuar gjyqtarin Guximtar Boçi, i cili kërkonte favore seksuale ndaj një gruaje që kishte një çështje gjyqësore në Gjirokastër.

–Sonila Muhametaj është prokurorja e re e Krimeve të Rënda, që u emërua nga radhët e prokurorëve të Tiranës. Ajo ishte prokurorja që u përplas edhe me Donika Prelën, përpara se të transferohej me urdhër të Markut në Kukës.

Next Post
Ky është materiali më i fortë, zbulohet në hapësirë dhe ka formë makaronash

Ky është materiali më i fortë, zbulohet në hapësirë dhe ka formë makaronash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë” në studio, surpriza e pakëndshme dhe momenti kur këngëtarja godet me shishen e ujit!

October 31, 2026
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit në rritje, mediat zbulojnë planin e Trump: Pritet rifillimi i sulmeve një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit

October 31, 2026
“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

“Rrezikon biznesin”- Edhe Dhoma Britanike e Tregtisë kundër paketës fiskale të Qeverisë, propozimi që bën: Shtyjeni me pesë vite!

October 31, 2026
Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Të shtëna me armë në një dyqan Halloween në Kaliforni, një i vdekur dhe 6 të plagosur

October 31, 2026
Tymi i zi toksik mbulon Elbasanin, flakët përfshijnë mbetjet buzë lumit Shkumbin!

Mbetjet e rrezikshme u lanë në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj kompanisë ‘AlbChrome’

October 31, 2026
EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

EMRI/ Dhunoi me pasojë vdekjen bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës! Greqia e kishte deportuar, Gjykata…

October 31, 2026
Fundjavë me mot të paqëndrueshëm! Temperaturat ulen me 3 gradë celsius

Kushte të paqëndrueshme, reshje shiu dhe temperatura të ulëta! Parashikimi i motit për sot, në zonat malore…

October 31, 2026
Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

Prokuroria gjermane: I dyshuari për sulmin ndaj Ambasadës izraelite në Beograd ishte hetuar në Gjermani!

October 31, 2026
Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

Flakët përfshijnë për herë të dytë në pak kohë fabrikën e kafes në Pogradec! Nuk ka të lënduar, hetime për shkaqet (VIDEO)

October 31, 2026
Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

Flavio Bolsonaro: Ika nga Brazili për t’i shpëtuar persekutimit

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In