• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Doni të vazhdoni universitetin, datat për secilin qytet kur plotësohet Formulari A2

by
25/07/2015 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hënën nis plotësimi i formularit A2, i cili u jep mundësi maturantëve të zgjedhin dhjetë degë ku duan të vazhdojnë studimet e larta. Plotësimi i tij do të bëhet deri më 4 gusht, i ndarë sipas qyteteve. Maturanti duhet të aplikojë për formularin online në datën e përcaktuar për qytetin e tij dhe në rast se nuk e bën, humbet të drejtën për ta plotësuar.

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon datat për plotësimin e formularit A2, ku të hënën, më datë 27 korrik do të kenë mundësi që të plotësojnë formularin maturantët e qytetit të Tiranës. Për shkak të numrit të madh të tyre, edhe më datë 28, janë po këta maturantë që kanë të drejtë të plotësojnë formularin A2. Ndërsa më datë 29 korrik do të kenë mundësi për të plotësuar formularin maturantët e Tiranës si qark, ku përfshihen ata të Kamzës, Kavajës, Durrësit dhe Krujës.

Një ditë më pas, më 30 korrik, nis plotësimi i formularit për maturantët e qytetit të Elbasanit, Peqinit, Gramshit, Librazhdit, Korçës, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit. Ndërsa më 31 korrik do të kenë mundësi maturantët e Fierit, Mallakastrës, Lushnjës, Beratit, Kuçovës dhe Skraparit, për të plotësuar formularin me dhjetë degët e preferuara për në universitet. Më datë 1 gusht, maturantët e qyteteve të Shkodrës, Malësisë së Madhe, Pukës, Lezhës, Kurbinit, Mirditës aplikojnë për të ftuar të drejtën e studimit për në universitet. Ndërsa më datë 3 gusht, plotësimi i A2 bëhet për maturantët e Vlorës, Sarandës, Delvinës, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit. Në ditën e fundit, më 4 gusht, do të jenë maturantët e Kukësit, Hasit, Tropojës, Dibrës, Matit, Bulqizës që do bëjnë aplikimin online për A2.

Në lidhje me këtë çështje, zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, këshillon maturantët që paraprakisht të zbatojnë të gjitha procedurat para, sepse nëse nuk ndjekin rregullat, humbasin të drejtën për të aplikuar për formularin A2. “Këshillojmë që çdo maturant, në ditët në vijim, të bëjë përgatitjet paraprake jashtë sistemit online (Portalit të Maturës Shtetërore), duke u konsultuar me gjithë informacionin që i vihet në dispozicion nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve në faqet zyrtare online”, tha Malaj. Zëvendësministrja shtoi se maturantët apo kandidatët duhet të njihen fillimisht me listën e plotë të programeve të studimit që ofrohen nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, për vitin akademik 2015-2016, kuotat e miratuara nga Vendim të Këshillit të Ministrave për çdo program studimi, koeficientin e shkollës për çdo program studimi, koeficientin e lëndëve me zgjedhje, formulën e llogaritjes së pikëve, si dhe pikët e fituesit të fundit vitin e kaluar akademik.

“Për të konkurruar në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëve/notës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, online në çdo mjedis ku ka akses interneti”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Arsimit. Veç kësaj, maturantët kanë mundësi deri më datë 28 korrik për të bërë pagesën prej 2 mijë lekësh për formularin. Më pas duhet të paraqiten pranë shkollave për të bërë dorëzimin e mandatpagesës.

Pas këtyre procedurave të maturantit, është personi përgjegjës i autorizuar nga drejtoria e shkollës, i cili hedh në sistemin informatik pikët dhe notën mesatare të maturantit. Nëse nuk ndiqen këto hapa, maturantit i hiqet e drejta për të plotësuar A2. “Vëmë në dukje se maturantët që nuk ndjekin procedurën e mësipërme nuk kanë mundësi të aplikojnë me formularin A2, për shkak të mungesës në sistem të pikëve dhe notës mesatare”, ka sqaruar më herët drejtoresha e AKP-së, Rezana Vrapi.

Next Post

Kryeministri i gafave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In