Ardit Ferizi, i arrestuari në Malajzi me dyshimin se i servir ISIS-it informacione sekrete amerikane, që prej tre vjetësh kryente sulme kibernetike ndaj shumë institucioneve dhe kompanive amerikane, në Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjera. Të dhënat ia dërgomnte gjithmonë Shtetit Islamik, sipas dokumentit të FBI-së, i cili është siguruar nga gazeta kosovare “Zëri”.
Ferizi ka bërë edhe zhvatje të parave dhe mjeteve të tjera me vlerë nga individë dhe kompani amerikane që i ka sulmuar.
Hetuesi i FBI-së ka zbuluar se tre muaj para se të mbushte 17 vjet, Ferizi kishte hapur llogari në Twitter, prej nga kishte dërguar informacionet personale të 1351 amerikanëve te ISIS.