Në qytetin e Dresdenit në Gjermani, çdo të hënë në mbrëmje, këndohen këngë nacionaliste dhe kore kundër ardhjes së emigrantëve në vendin e tyre. PEGIDA ose Europianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit, janë një grup gjermanësh që nisën protestat e tyre paqësore një vit më parë.
Pvarësisht se shumë shpesh ky grupim në rritje i këtyre protestuesve është mbiquajtur si një lëvizje e ekstremit të djathtë apo është etiketuar si neo nazist, PEGIDA shprehet se nuk është asnjëra nga këto të dyja.
Në kushtet e një paqartësie në rradhët e politikës Europiane, për mënyrën e menaxhimit të krizës së emigrantëve, shumë pjesë të shoqërisë në Gjermani i janë kthyer kundër politikbërjes së Kancelares Merkel mbi këtë cështje.
Tashmë sipas anketimeve më shumë se 50 % e popullsisë gjermane mendon se në Gjermani, numri i emigrantëve është i mjaftueshëm.









