• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dokumentet/ Një shenjë më shumë, drejtësi më pak. Pikëpyetjet mbi vendimin e GJL në zgjedhjen e anëtarit të Kushtetueses

by Os De
15/10/2025 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi bosh në Gjykatën Kushtetuese, i krijuar pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, ka hapur një debat të thellë mbi mënyrën se si përzgjidhen anëtarët e instancës më të lartë të drejtësisë në vend. 

Në thelb të këtij debati qëndron një votë, një fletë që, sipas dosjes me dokumenteve zyrtare të siguruara nga Top Channel, mund të ketë ndryshuar fatin e procesit. Në mbledhjen e posaçme të Gjykatës së Lartë, ku u votua për anëtarin e ri të Kushtetueses, gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues me vetëm 6 vota, përkundrejt 9 votave që mori kandidatja Naureda Llagami, njëra prej të cilave është shpallur e pavlefshme. 

Në procesverbalin që disponon Top Channel, vullneti i gjyqtarit që ka votuar për Llagamin është i qartë, por një komision i brendshëm teknik, me në krye sekretaren e Gjykatës së Lartë, ka vendosur që kjo votë të mos konsiderohet e vlefshme. Ky vendim, për pasojë, i hoqi Llagamit të drejtën për t’u shpallur fituese, megjithëse kishte arritur shumicën e kërkuar prej 3/5 të votave të 15 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, siç parashikon ligji. Në këtë mënyrë, duke hedhur poshtë një votë të shprehur qartë për kandidaten më të votuar, rruga për në Gjykatën Kushtetuese iu hap Asim Vokshit, i renditur vetëm 0.2 pikë më lart se Llagami nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 

Një proces i tillë, i zhvilluar brenda institucionit që përfaqëson majën e sistemit gjyqësor, ngrit pyetje serioze mbi besueshmërinë e vetë procedurave gjyqësore në Shqipëri. Nëse në sallën ku gjyqtarët më të lartë të vendit vendosin për anëtarët e Kushtetueses, një votë e qartë shpallet e pavlefshme, çfarë garancie kanë qytetarët për drejtësinë në çështjet e tyre të përditshme, qofshin ato penale apo pronësie? 

Sipas dokumentave dhe ankesës së depozituar nga Naureda Llagami, vendimi për shpalljen e pavlefshme të votës është marrë nga një komision me punonjës civilë të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë gjykuar mbi vlefshmërinë e votës së gjyqtarëve që ata vetë shërbejnë. Ky fakt ka ngritur tashmë një çështje të re në sistemin gjyqësor. 

Është vetë kandidatja Naureda Llagami që ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën Administrative, duke pretenduar se është shkelur neni 13 i Rregullores së Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, i cili përcakton rastet kur një votë mund të shpallet e pavlefshme, raste që, sipas saj, nuk qëndrojnë në situatën konkrete. Llagami ka kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe pezullimin e zbatimit të tij, por Gjykata Administrative ka deklaruar se çështja është jashtë juridiksionit të saj, pasi vendimmarrja i përket vetë Gjykatës së Lartë. Pas kësaj, kandidatja më e votuar i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që të ndalohet zbatimi i një padrejtësie të dukshme dhe që të njoftohet rezultati real i votimit në favor të saj: ‘me 9 vota, duke u shpallur fituese për vakancën e krijuar’. 

Kjo sagë gjyqësore, tashmë në duart e vetë Kushtetueses, ka bllokuar përkohësisht emërimin e anëtarit të nëntë të saj. Por përtej vonesës procedurale, ajo ka hapur një plagë më të thellë…atë të dyshimit. Dyshimit se në majën e drejtësisë, aty ku ligji duhet të jetë më i pastër, vullneti mund të përmbyset nga interpretimi. Sepse, nëse një votë e qartë humbet në duart e atyre që duhet ta mbrojnë, atëherë humbet edhe besimi i qytetarëve se sistemi është i drejtë. Dhe kur humbet besimi, drejtësia mbetet veç një sallë bosh me karrige të zëna. 

Top Channel i ka kërkuar zyrtarisht Gjykatës së Lartë që të publikojë procesverbalin e plotë të votimit dhe arsyetimin mbi shpalljen e pavlefshmërisë së fletës. Sepse drejtësia nuk humbet me një vendim të gabuar, por me një vendim të paqartë. Dhe kur një shenjë në një fletë vendos fatin e një institucioni, ajo shenjë nuk është thjesht laps. Por është historia që po shkruhet për drejtësinë shqiptare. 

Next Post
Në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit të fazës kualifikuese. Si do zgjidhen tifozët

Në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit të fazës kualifikuese. Si do zgjidhen tifozët

Comments 1

  1. Karamuço II-të says:
    6 months ago

    Atë qarkimin tek numri i emrit të Llagamit,është bërë nga sekretarja e Gjykates se Lartë, me qellim që të djegë Llagamin nga emërimi në Kushtetuese,sepse kjo sekretare, si militante e thekur e PD- së dhe me porosi nga Argita Berisha, veproi duke falsifikuar fletën e votimit, duke realizuar emërimin e Vokshit në Kushtetuese.
    Bëni analizën ,kimike te qarkimit me atë të kryqit, dhe do të shikoni se nuk është e njëjta bojë.

    Reply

Leave a Reply to Karamuço II-të Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren, ndërpritet seanca plenare

April 2, 2026
Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

Pashkë nën breshërinë e dronëve/ Rusia “shkrin” armëpushimin, Zelensky thirrje urgjente SHBA-ve

April 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 3 Prill 2026

April 2, 2026
Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

Gjykata heq “pezullimin nga detyra” për kreun e IMT-së Tiranë

April 2, 2026
Fushata elektorale/ Çupi del me parashikimin për zgjedhjet e 14 majit: Ja çfarë do të ndodhë të dielën

2 Prill, si mbetën të kënaqur vrasësit dhe të vrarët!?

April 2, 2026
Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

Arsenal armësh në një studio tatuazhesh në Durrës, arrestohet 44-vjeçari

April 2, 2026
Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In