• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dokumentari i inspiruar nga fotografia e luftës në Kosovë, premierë në Texas

by
19/10/2015 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesin e fotografive që dokumentojnë ngjarje të rënda lufte – vetura e shtëpi të djegura, e deri tek trupat e pajetë – portreti i një djaloshi ia kishte mbushur sytë me lot producentit e regjisorit Jeff Bowden.   Qëndrimi sikur të ishte “një i rritur” i djaloshit kosovar e kishte lënë pa fjalë. Dëshmitare e këtij reagimi do të bëhej vajza e tij Gracie, e cila edhe i kishte sugjeruar të shkonte në ekspozitën e hapur në galerinë “War Photo Limited” në Dubrovnik. Mes fotografive të ekspozuara aty ishte edhe fotografia e djaloshit kosovar, që ishte realizuar nga fotoreporterja e ndjerë franceze Alexandra Boulat.

Ishte viti 2007, kur Bowden po qëndronte në Kroaci për pushime. Tre vjet më vonë, vajza e tij fotografinë që e kishte fascinuar në ekspozitë do t’ia bënte dhuratë. Ai e kishte vendosur në kornizë dhe për një kohë e kishte mbajtur në zyrën e tij. Deri në vitin 2013, kur do të merrte një vendim të prerë: do të nisej për në Kosovë, në kërkim të djaloshit. E gjithë kjo histori u bë shkas që ai të niste realizimin e një dokumentari.

Duke bërë bashkë historinë e luftës në Kosovë, punën e fotoreporteres franceze dhe procesin e kërkimit të djaloshit, “A Single Frame” vjen si testament i fuqisë së fotografisë dhe idesë se çdo jetë është e vlefshme. Tashmë është publikuar një përmbledhje se çfarë sjell dokumentari që më 31 tetor do të ketë premierën botërore në “Austin Film Festival 2015”. Festivali i cili mbahet mes datave 29 tetor dhe 5 nëntor në Austin të Texasit këtë vit organizon edicionin e tij të 22-të dhe cilësohet si shumë i rëndësishëm për skenaristët e filmit artistik dhe atij dokumentar. “Kurrë nuk e harrova këtë djalosh”, thotë Bowden në një video të shkurtër që paralajmëron dokumentarin.

Next Post

Invalidët abuzojnë me privilegjet: Zhdoganojnë vetura me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com