• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Doktori i LSI del në ekran: Po trajtohemi si indianë! Kurba e dhëmbëzuar e veçantë e Shqipërisë po çudit dynjanë

by A R
17/04/2020 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e quan një turp deklaratën e kryeministrit Rama që sipas disa skenareve, Shqipëria do të kishte 18 mijë viktima në rast të mos marrjes së masave.

Në një komunikim për mediat, Vasili tha se shqiptarët refuzojnë të trajtohen si indianët dikur në Amerikë, që trajtoheshin si skllevër.

“Ne sigurisht kemi respekt për çdo deklaratë do të vinte bazuar në të dhënat shkencore dhe teknike. 

Por unë në emër të gjithë shqiptarëve refuzojmë të trajtohet si indianët dikur të Amerikës, të cilët kolonizatorët i gënjenin duke i dhënë copa xhami dhe duke i marrë flori. 

18 mijë vdekje për popullsinë prej 2.8 mln banorë të Shqipërisë do të thotë që të kishim 4 herë më shumë vdekje sesa Kina, e cila është rreth 500 herë më e madhe se Shqipëria. 

Asnjë shifër e asnjë vendi të prekur, në asnjë mundësi teknike nuk të mbështeste një trup të tillë të nxjerrë nga goja e kryeministrit”, deklaron Vasili. 

Edhe njëherë Vasili i kërkon qeverisë që për të dalë nga kjo situatë duhet të rritet numri i testimeve. Sipas numrit dy të LSI, kurba shqiptare e të prekruve është e paqëndrueshme.

“Prandaj ne jemi këtu për ti thënë kryeministrit që merr masat, bëj testimet. Ne kemi një kurbë të dhëmbëzuar që është drejtvizore dhe në të kundër të të gjithë vendeve të botës, sepse virusi që ka prekur Shqipërinë nuk është një virus i veçantë. 

Kjo është një kurbë normale (e tregon me foto). Që do të thotë ka një ngjitje ka një periudhë qëndrueshmërie dhe më pa fillon zbritja. Kurbën e Shqipërisë nuk keni për ta gjetur gjëkundi. 

Ky është një manipulim për shkak të testimeve shumë të pakta, që kanë pasur për qëllim fshehjen e të vërtetës. Kurba e dhëmbëzuar e vençat e Shqipërisë po çudit dynjanë. 

Ky është një turp, nuk mund të gënjehen shqiptarët. Testimet masive do të krijonin idenë se çfarë kurbe kemi, vazhdojmë të ngjitemi, kemi ndalur, po dalim apo presim të dalim nga pandemia. 

Këto orientojnë edhe skenarët, si dilet nga izolimi dhe si përgatitemi për rifutjen në jetën normale dhe për të rimarrë ato ritme për të shpëtuar ekonominë që po rrënohet”, reagon me tej nenkryetari i LSI.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 Prill 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com