• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Do të transferohen edhe dosjet sekrete… Sot piketohet kreu i SPAK

by A R
18/12/2019 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion këtë javë do të marrë jetë. Pas gati 3 vitesh zvarritje, përplasje dhe akuzash, pritet të niset një frymë e re në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. KLP sot do të dëgjojë kandidatët për postin e kreut të SPAK dhe pritet që brenda javës të bëhet përzgjedhja e kryeprokurorit. Nesër do të mbahet ceremonia e betimit dhe menjëherë do të nisë transferimi i dosjeve. Por gazeta ka mësuar se mes shumë çështjeve që do të kalojnë te SPAK ka dhe dosje sekrete. Prokuroritë janë duke hetuar organizata kriminale dhe zyrtarë të korruptuar pa dijeninë e këtyre të fundit. Pikërisht këto hetime sekrete janë duke mbajtur në ankth bosët e krimit dhe politikën.

Një rol të rëndësishëm në luftën ndaj të korruptuarve do të ketë kreu i SPAK. Dje Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se kandidatët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondilli do të intervistohen sot nga anëtarët e KLP dhe intervista do të ketë të njëjtin format si të intervistimit të drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshëm. Intervistat e kandidatëve do të jenë transparente, më praninë e medias në sallë. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. (SPAK), njofton se në datën 18.12.2019, në Sallën e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”,do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30-45 minuta për secilin kandidat. Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë: 1. Altin Dumani 09:30; 2. Arben Kraja; 10:15 3. Edvin Kondili 11:00. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ja karriera e kandidatëve

Por, kush janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondilli? Prokurori Altin Dumani është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK. Ai kaloi me sukses vetingun në shkallën e parë dhe nuk u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. I hetuar për të tre kriteret e rivlerësimit, Dumani doli i pastër si tek pasuria, figura dhe aftësitë profesionale. Altin Dumani është një nga prokurorët që ka hetuar dosjen e “21 Janarit”, çështje të cilën e apeloi në Gjykatën e Lartë. Prokurori i dytë, Arben Kraja është kandidati i parë që aplikoi për kryeprokurorin e Prokurorisë së Posaçme. Ai kaloi me sukses nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të 2018. Prokurori Arben Kraja ka hetuar dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës së Kombit, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Më tej, kandidati i tretë për kryeprokurorin e SPAK kaloi me sukses në procesin në vetingut. Bëhet fjalë për Edvin Kondillin, i cili ka hetuar disa dosje të rëndësishme, si 613 kilogramë kokainë kapur në Maminas, çështje në të cilën është përfshirë Arbër Cakaj.

Next Post
Sherri në studio, Marku i hakërrehet Ulqinit: Mos ha m** se ta futa me shishe (VIDEO)

Sherri në studio, Marku i hakërrehet Ulqinit: Mos ha m** se ta futa me shishe (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Një javë me surpriza për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime nga astrologia Chrysanthi Kalogeri

September 14, 2026
Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

Aplikohet në Rumani, kartoni i zi në futboll, arbitri “ndëshkon” prindrin e fëmijës

September 14, 2026
VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

VIDEO/ 47-vjeçari që dha alarmin për bombë te ‘Emin Duraku’ filmoi veten: Të shohim për sa do vijë Policia…

September 14, 2026
Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

Procedohen 20 protestues, Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

September 14, 2026
Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com