• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do paguajnë siç nuk e marrin me mend!” Babai i Dacit kërcënon familjen Kolaveri pas shpërthimit

by A R
27/07/2018 08:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shpërthim me tritol tronditi sot zonën e Bathores në Tiranë. Një sasi lënde plasëse shpërtheu në banesën e shtetasit Xhelal Daci, babit të Gazmir Dacit i cili është dënuar për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllait të tij Robertit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar babai i tij Xhelal Kolaveri. Në një lidhje telefonike në Neës 24 ai akuzoi për ngjarjen familjen Kolaveri. Daci kërkoi reagimin e shtetit ndëkorhë ai kishte edhe një apel për familjen të cilën akuzon për ngjarjen.

“Do ia shpërblej në atë lloj forme që ka për tu ikur truri. Me fëmijët e gratë nuk kanë punë, le të merren me mua personalisht. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Tani e mbrapa do ta kemi ndryshe. Nuk e keni idenë se çfarë kam për t’ju bërë. Së shpejti do kthehem në Shqipëri e do më njohin. Në rast se nuk do merren masa kësaj radhe, do t’i marr vetë”, deklaroi ai.

Daci ka dhënë edhe disa sqarime lidhur me nisjen e konfliktit mes dy familjeve.

“Ndodhi një vrasje, vëllezërit Kolaveri erdhën për të më vrarë në banesë. Unë i fala. Por, pas një viti, ata i dolën para djalit, atëherë nuk kishte më se ku të vinte, djali reagoi për vetëmbrojtje. Ata merreshin me trafik qeniesh njerëzore. E donin ta përdornin djalin.”, tha Daci.

Ai tha se i kanë vendosur disa herë tritol dhe ka paralajmëruar se do të reagojë nëse nuk ndalen këto ngjarje.

“Nëse nuk gjenden personat që kanë vendosur tritol, do ti gjej vete. Do marrë hak vet ndaj familjes Kolaveri, nëse nuk ndërhyn shteti. Do ta paguajë shtrenjtë shumë, me diçka që ai nuk do ta marr me mend, me diçka që ska ndohdur kurrë në Shqipëri”, tha ai.

Daci: Autori i ngjarjes Saimir Kolaveri

“Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje personat se është rasti i katërt që na vendosin tritol. Autorët të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaverit nuk i kam bo gjë, çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje dhe nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrojtje vrau Valmir Kolaverin. Ata e përndiqnin djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për këtë punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekja penale. Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolit e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci”- tha babai i Gazmir Dacit.

Next Post
“Do paguajnë siç nuk e marrin me mend!” Babai i Dacit kërcënon familjen Kolaveri pas shpërthimit

VIDEO/ Tritoli në banesën e familjes Daci, momentet e shpërthimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Korrelacioni mes vendlindjes së babait dhe mënyrës së votimit në Tiranën urbane

October 29, 2026
Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

Ndërron jetë ish-ministrja e Spanjës, e plagosur në aksidentin fatal mes dy trenave! Bilanci i viktimave arrin në 69

October 29, 2026
Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

Estonia forcon kufirin me Rusinë, planifikon ndërtimin e 150 bunkerëve ushtarakë

October 29, 2026
KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

KQZ-ja rrëzon akuzat e Netanyahut: Nuk ka prova për vjedhje votash nga partitë arabe

October 29, 2026
Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In