• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dividentët nxjerrin blof Berishën: Malltezi mori 72 mijë euro cash në 2017. Ish-kryeministri tha se çdo gjë u bë me bankë

by A R
23/10/2023 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha pretendon se çdo kalim i parave përmes ‘Homeplan’ tek Jamarbër Malltezi është bërë përmes bankës por dosja e SPAK e përgënjeshtron. Dokumentet e gjetura nga sekuestrimi i kompjuterave të studion e kontabilitetit të Andia Pustinës e besuara e Jamarbër Malltezit rezulon se dhëndri i Sali Berishës ka marrë 72 mijë euro cash në 2017.

Nga kqyrja e pjesshme e kompjuterit e markës HP, me ngjyrë gri, me Product ID “Y7Z98EA#ABB”, mbrapa së cilës është ngjitur një letër barcode me Nr “40001650”, në përdorim të shtetases Odeta Fishta, e punësuar pranë Studio Pustina, i sekuestruar me datë 28.04.2023 evidentohet ndër të tjera:

Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;

Viti 2017

957,107 Euro – Bankë

72,000 Euro-cash (sistemimi i 120k ne mars 2017) 90,000 Euro fatura. 1,119,107 Rakordim i Kontakt

-diferenca

Më datë 27.08.2020 është pasqyruar shuma 25,000 Euro me shënimin “Për tu sistemuar nga Xhimi Begeja tek Abi”

Viti 2020

30,000 Euro bankë

Pagesa Cash për Jamarbër Malltezin
1.Në datën 03.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 30000 eur ose 4,052,400 lekë me komentin: Cash FB per JM.
2.Në datën 03.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 12000 eur ose 1,620,960 lekë me komentin: Cash FB per JM.
3.Në datën 24.03.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 20000 eur ose 2,707,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
4.Në datën 09.05.2017, shtetasit Jamarbër Malltezi i është dhënë një shumë prej 10000 eur ose 1,348,600 lekë me komentin: Cash FB per JM.
Në lidhje me transaksionet e mësipërme, në tabelën e sekuestruar me përshkrimin “Jamarbër Malltezi, Total pagesa per divident 2011 -2022” është shënuar me shkrim dore “72 000 CASH”

Jo vetëm kaq SPAK thotë se rezultohet e qartë se këto kalime janë bërë nga 2011 – 2016.

Konstatohet se për periudhën 2011-2016 shtetasi Jamarbër Malltezi nuk deklaron dividentë ndërkohë që rezulton e qartë nga hetimi i kryer deri më tani se ai ka marrë përfitim në këto vite, analizuar më lart.

SPAK e akuzon Jamarbër Malltezin për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë”  duke kryer veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, për të fshehur origjinën dhe marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro ndërsa kishte investuar 45 mije euro

Në përfundim arrihet në konkluzionin se përfitimi total i shtetasit Jamarbër Malltezi në para dhe në natyrë, i shprehur në vlerë monetare është 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, nderkohe qe ekziston dyshimi i arsyeshem i mbeshtetur ne prova se ka investuar vetem shumen prej 45 128 euro. Nder te tjera, kjo gje mbeshtetet edhe nga deklarimet e vete shtetasit Fatmir Bektashi i cili, kembengul qe shtetasit Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja nuk kane investuar (duke nenkuptuar investime per ndertime qe eshte edhe logjika e krijimit te shoqerise Homeplan) shkruhet në dokument.” 

Në dosje evidentohet dhe dividenti që “Homeplan” i ka shlyer Malltezit, apo Abit siç e shkruajnë shkurt.

Në excel është janë bërë shënimet

Për ti kthyer Abit

45,128.94 Euro- Kalim i kryer në 2012 nga JM në Homeplan 44,126.7 Euro-shtesë

sipërfaqe takuese si bashkëpronar për ti kaluar Abit 1,250,815 Euro – “Marre me teper sip.takuese tek ARA 11-kateshi, duhen kthyer ose zbritur nga llog.e dividentit”

150,097,800-“Kati i pare dhe i dyte tek 11 kateshi, do vendoset si do trajtohet, si ardhur apo do zgjidhet ndryshe”

Totali i detyrimit që Homeplan ka ndaj Abit – 5,420,345.02 Euro, nga të cilat i janë paguar 4,258,785.66 Euro; sipërfaqe të marra më shumë 1,250,815 Euro dhe për tu paguar 89,255.64 Euro.

– Materiali i ruajtur me emërtimin “Për sistemim të faturave” ka pasqyruar vlerat

dhe shënimet si vijon; Viti 2017- Abi-90,000 fatura do të ndahen si vijon 36,000 (FB), 41,500 (JM) dhe 22,500

(XHB)

Cash

Abi-72,000″ Cash-sistemimi i 120K në mars 2017″

Abi- 141,786.41

213,786.41

-Dokument në format word me emërtimin “Rakordim_Eralda_08.02.2022”, autori i këtij dokumenti është “Hewlett-Packard-Company”, përmbajtja e këtij dokumenti është krijuar më datë 08.08.2022, ora 10:37; është ruajtur për herë të fundit më datë 08.08.2022 ora 14:09; është printuar më datë 08.08.2022 ora 13:39, koha totale e editimit të dokumentit është 00:47:00. Dokumenti në word ka të dhëna për vitet 2010- 2021, u printuan dhe u bashkalidhën këtij procesverbali. Dokumenti në word ka përmbajtjen si vijon;
Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;

Pjese nga dokumenti
Next Post
Bashkia Tiranë vijon rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet, punohet në disa segmente

Bashkia Tiranë vijon rehabilitimin e rrugëve në kryeqytet, punohet në disa segmente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e ndryshojnë valët e të nxehtit dhe zjarret jetën në Europë

Si po e ndryshojnë valët e të nxehtit dhe zjarret jetën në Europë

August 4, 2026
Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

August 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 5 Gusht 2026

August 4, 2026
“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

August 4, 2026
Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

August 4, 2026
“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

August 4, 2026
“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

August 4, 2026
Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com