• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diskutimet, alibi e PD për të mos dalë nga ngujimi

by Drini Kuqo
17/05/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Drini Kuqo*

Diskutimet maratonë të ditës së martë nuk kanë sjellë asgjë të re. Data e zgjedhjeve vazhdon të jetë 18 qershori, ashtu siç vazhdon të jetë e fortë edhe vendosmëria e Partisë Demokratike për të sajuar çdo alibi të mundshme për të mos votuar vetingun.

Diskutimet e djeshme midis Ramës dhe Bashës u përqendruan rreth paketës MekAllister, e cila në momentin kur u paraqit parashikonte mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në korrik, zëvendësimin e katër ministrave me figura teknike, ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit, kalimin e kreut të KQZ-së tek PD, ndryshime të kodit zgjedhor dhe propozimin e Avokatit të Popullit nga opozita.

Megjithatë, ndërsa Kryeministri pranoi që në momentin e paraqitjes këtë platformë, opozita, e cila fillimisht e hodhi poshtë po negocion së fundmi për të përfituar edhe më shumë, duke futur si pjesë të paketës edhe shtyrjen e zgjedhjeve me 6-12 muaj dhe votimin elektronik, një kusht i cili automatikisht nënkupton shtyrje për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme.

Me kërkesat e saj, PD vazhdon t’i “bjerë murit me kokë”, duke zgjedhur rrugën e konfliktit dhe jo atë të kompromisit. Vendosja e kushteve të pamundura për t’u plotësuar është kthyer në një taktikë që PD e ka perfeksionuar gjatë këtyre tre muajve, për të krijuar një alibi për mosvotimin e vetingut, një formë për t’u justifikuar përballë votuesve të vetë. E vërteta është se lidershipi i demokratëve e ka pasur të qartë që në fillim se nuk do të futej në zgjedhje.

Në këtë situatë, tashmë shtyrja e zgjedhjeve nuk është më opsion. Nuk është më një opsion sepse gjatë tre muajve, PD refuzoi paketën MekAllister, paketën e propozuar nga Edi Rama, shpërfillimi tentativat e udhëhequr nga Merkeli, nga Brukseli, nga dyshja Flekenshtain-MekAllister, nga Hahn dhe përpjekjet për zgjidhje që kanë ardhur disa herë nga Uashingtoni, përmes ambasadorit Lu apo të dërguarve të posaçëm të Departamentit të Shtetit.

Ndërkombëtarët, të cilët shqyhen për gjuhën diplomatike dhe për dëshirën për të ruajtur një barazpeshë midis palëve, janë lodhur me alibitë e PD-së për të mos pranuar asnjë propozim dhe tashmë kanë bërë të qartë se zgjedhjet do të njihen edhe nëse demokratët nuk do të marrin pjesë.

Shtyrja e zgjedhjeve sot, do të ishte jo vetëm e padrejtë ndaj palëve që kanë nisur përgatitjet për votën e 18 qershorit, por do të ishte edhe jo Kushtetuese. Neni 66 i Kushtetutës thotë shprehimisht se zgjedhjet mund të shtyhen vetëm në rast lufte. Aq i ngurtë është ky nen, sa që nuk parashikohet shtyrja as për fatkeqësi natyrore apo eventualitete të tjera.

Megjithatë, ka edhe diçka edhe më të rëndësishme se parimet ligjore… ajo është logjika. Kanë kaluar tre muaj nga vendosja e çadrës, PD ka marrë njëra pas tjetrës lëshime të pafundme, por ajo vazhdon të mbetet e ngujuar në sheshin qëndror të kryeqytetit. Nuk mund të vazhdohet përjetësisht kështu. Vendi ka nevojë të rikthehet tek normaliteti, duke nisur nga miratimi i vetingut, i vetmi kusht i mbetur për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Çadra nuk mund të kthehet në një instalacion të pashkulshëm nga bulevardi kryesor i Shqipërisë. E gjithë kjo histori duhet të marrë dhe fundi është 18 qershori. Askush nuk ka më të drejtën ta shtyjë! /lexo.al

Next Post
Tetë legjendat e futbollit që do të dalin në pension në vitin 2017

Tetë legjendat e futbollit që do të dalin në pension në vitin 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In