• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomati i shquar Bashkim Zeneli nderohet me “Mjeshtër i Madh”

by A R
13/07/2018 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti dhe diplomati i shquar shqiptar, Bashkim Zeneli është dekoruar sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me Titullin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin:

“Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantik të Shqipërisë”.

Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë, parlamentit, trupit diplomatik, pushtetit vendor, ish-ambasadorë si edhe personalitete të tjera të jetës publike në vend.

Presidenti Meta tha se kjo është ceremoni e veçantë pasi i kushtohet një personaliteti të njohur publik për të gjithë dhe një njeriu që me një pasion të jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm të lartë edhe sot vijon pas pesë dekadash t’i përkushtohet dhe të kontribuojë për marrëdhëniet me jashtë të vendit tonë.

“Pak javë më parë zoti Zeneli kremtoi 70-vjetorin e lindjes dhe ky lajm motivoi shumë personalitete të kësaj fushe por edhe mua si President për të iniciuar sot këtë ceremoni vlerësimi. Z. Zeneli i kreu studimet për drejtësi, por studimet pasuniversitare për gazetari dhe filozofi përcaktuan të ardhmen e tij duke iu dedikuar tërësisht marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikë së jashtme.

Ai e nisi si përkthyes i gjuhës gjermane dhe më pas si gazetar e analist i çështjeve të politikës së jashtme. Në vitin 1991 përfshihet në politikë si sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste dhe për dy legjislatura zgjidhet deputet në Kuvendin Popullor. Si Nënkryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Kuvendit ka përfaqësuar Shqipërinë në veprimtari të shumta rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe OSBE-së”, – tha Presidenti i Republikës, teksa theksoi në mënyrë të veçantë kontributin e veçantë dhe historik të zotit Zeneli pas viteve ’90-të si politikan dhe si ambasador në mbështetje të luftës së Kosovës për liri.

“Ambasadori Bashkim Zeneli është një mjeshtër i diplomacisë publike. Për veprimtarinë gazetareske dhe politiko-diplomatike është nderuar me medalje dhe urdhra të shumtë. Ai është nderuar me tituj të ndryshëm dhe ka marrë vlerësime të shuma nga autoritetet e vendeve ku ka shërbyer si Ambasador, si në Gjermani ashtu edhe në Greqi. Në ato vite që Ambasadori Zeneli ka shërbyer në Gjermani mund të them se kriza e Kosovës dominonte marrëdhëniet me Gjermaninë dhe dihet roli dhe angazhimi gjerman për zgjidhjen e kësaj krize. Gjatë asaj periudhe mbaj mend janë kryer të gjitha vizitat e niveleve më të larta midis dy vendeve dhe njëkohësisht roli dhe angazhimi i Gjermanisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe Bashkim Zeneli nuk ka qenë vetëm Ambasador i Shqipërisë, por ka qenë edhe Ambasador i Kosovës jo të pavarur në atë kohë.” – vijoi Presidenti Meta.

“Bashkim Zeneli në Gjermani është përfshirë për tre vite radhazi në “Enciklopedinë e figurave të shquara në Republikën Federale të Gjermanisë”. Edhe në Greqi ambasadori Zeneli është nderuar si “Qytetar Nderi i Athinës” apo medaljen e artë ‘Zgalemi i Lirisë’ për kontributin e dhënë në integrimin e bashkatdhetarëve tanë atje, por padyshim edhe për forcimin e miqësisë midis shqiptarëve dhe grekëve.

Lista e vlerësimeve dhe e personaliteteve që kanë nderuar Ambasadorin Zeneli është e gjatë dhe do të dëshiroja të sillja këtu si referencë vlerësimet e ish-Presidentit të Gjermanisë, Johannes Rau, i cili ndër të tjera shprehet se: ‘Ju i keni ndryshuar imazhin vendit tuaj. Angazhimi i juaj në çështjen e Kosovës ishte pashembullt…. Shqipëria na ka respektuar shumë që na solli një ambasador si ju’. Po kështu duke vlerësuar marrëdhëniet e veçantë të fqinjësisë së mirë dhe të partneritetit me Greqinë jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur se edhe ish-Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias e vlerësonte Ambasadorin Zeneli si diplomatin që kishte kontribuar për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë në nivelin më të lartë që ato kishin pasur ndonjëherë dhe që i kishte dhënë një dimension human këtyre marrëdhënieve.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Ndër të tjera, Presidenti Meta theksoi edhe bazat e përcaktimit dhe e vlerësimit për këtë personalitet: “E para, përkushtim në një moment mjaft deçiziv për çështjen e Kosovës ku rrezikohej të asgjësohej gjysma e kombit tonë për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe puna e tij ka qenë e shkëlqyer, e jashtëzakonshme dhe e palodhur. Së dyti, orientimi euro-atlantik i zotit Zeneli ka qenë i qartë që në ditët e para të fillimit të transformimeve demokratike në Shqipëri”.

Ndërsa, Ambasadori Bashkim Zeneli në fjalën e rastit falënderoi Presidentin e Republikës për këtë nderim të lartë dhe u  shpreh: “Ju Zoti President më nderuat me këtë titull të lartë nga pikëpamja profesionale dhe unë u jam shumë mirënjohës. Këtë titull të lartë e ndaj në radhë të parë me familjen time, u jam mirënjohës në këtë punë, pasi gazimi dhe lumturia marrin forcë e peshë vetëm kur ndahet. Asgjë nuk mbahet për vete. Kam luftuar dhe do të luftojë në çdo gjë për interes të vendit, atdheut dhe sot të duash atdheun, të jesh patriot do të thotë të punosh për të ardhmen pa shumë zhurmë, pa shumë bujë, pa i rënë gjoksit e pa bërtitur”.

Next Post
Grabitja e pronave, arrestohet kryeinspektori i Bashkisë Rrogozhinë

Tjetërsimi i 58 ha tokë në Spille, 9 të pandehur në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

June 6, 2026
Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

Nëse protesta nuk flet vetë, do të flasin të tjerët për të

June 6, 2026
“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

“Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës”, Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

June 6, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

June 6, 2026
Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

Blushi për protestuesit: Nuk kam parë kurrë kaq shumë helm dhe urrejtje, kjo buron vetëm nga injoranca!

June 6, 2026
Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

Pamjet nga droni nxjerrin në pah rënien e pjesëmarrjes, më pak protestues në Tiranë se në protestat e tjera

June 6, 2026
Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin në Athinë, përplasje mes protestuesve për vijën ideologjike: File, mos na e kthe për imperializmin (VIDEO)

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

Zyrtare! Irani në Kupën e Botës, merr viza për të udhëtuar në SHBA

June 6, 2026
Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

Protestuesi kërkon shembjen e Kryeministrisë: Është e keqja e këtij populli!

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In