• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

by A. Q
05/11/2026 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrojtësi 34-vjeçar ka vendosur të mos e përfaqësojë më Shqipërinë. Dëmtimet e fundit, mosha dhe dëshira për t’u përqendruar te karriera në klub kanë ndikuar në vendimin e tij, pas 24 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Një tjetër kapitull mbyllet në historinë e Kombëtares shqiptare. Ivan Balliu ka vendosur t’i japë fund aventurës me fanellën kuqezi, duke i dhënë lamtumirën përfaqësueses pas nëntë vitesh. Lajmi mësohet nga burime konfidenciale pranë ekipit kombëtar, sipas gazetarit të Top Channel, Endi Tufa.

Mbrojtësi 34-vjeçar ka komunikuar vendimin për të mos e vijuar më angazhimin me Shqipërinë, në një moment kur Kombëtarja po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të UEFA Nations League. Dëmtimet e fundit dhe mosha janë ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë zgjedhje, ndërsa Balliu dëshiron të përqendrohet tashmë te karriera në klub.

Për rrjedhojë, grumbullimi që nis më 7 nëntor nuk do të jetë më një tjetër takim për të me përfaqësuesen shqiptare. Pas një rruge të gjatë me fanellën kuqezi, mbrojtësi ka vendosur të mbyllë këtë eksperiencë dhe të mos jetë më në dispozicion të stafit teknik.

Një histori që nisi në vitin 2017

I formuar në akademinë e Barcelonës dhe me një karrierë të ndërtuar kryesisht në futbollin spanjoll, Ivan Balliu zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë për shkak të origjinës shqiptare të babait të tij. Përpara se të bashkohej me kuqezinjtë, ai kishte qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të Spanjës.

Debutimi me Shqipërinë erdhi më 6 tetor 2017, në përballjen ndaj Spanjës, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2018. Që nga ajo ditë, Balliu u bë pjesë e disa cikleve të Kombëtares, duke ofruar një alternativë të rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ai ishte pjesë edhe e skuadrës që siguroi kualifikimin historik në Europianin e vitit 2024, ku u aktivizua në një ndeshje, duke luajtur 90 minuta të plota. Bilanci i tij me fanellën kuqezi është 24 ndeshje, 1.780 minuta aktivizim, dy asistime dhe asnjë gol. Nëntë vite në të cilat mbrojtësi kontribuoi në disa fushata ndërkombëtare, duke qenë një alternativë me eksperiencë në repartin defensiv.

Kush do ta zëvendësojë në krahun e djathtë?

Largimi i Balliut krijon një tjetër çështje për trajnerin Rolando Maran, që duhet të rishikojë alternativat në krahun e djathtë të mbrojtjes. Zgjedhja më e natyrshme mbetet Elseid Hysaj, i cili ka eksperiencën e nevojshme për të mbuluar këtë pozicion.

Stafi teknik mund të shqyrtojë edhe zgjidhje të tjera taktike, në varësi të skemës dhe futbollistëve që do të ketë në dispozicion. Megjithatë, zëvendësimi i një lojtari me eksperiencën e Balliut do të kërkojë një vlerësim të kujdesshëm për të ardhmen e këtij reparti.

Shqipëria do të përballet me Finlandën më 12 nëntor, në orën 20:45, dhe me Bjellorusinë më 15 nëntor, në orën 18:00, në dy takimet e fundit të fazës së grupeve të Nations League. Për Ivan Balliun, ndërkohë, rrugëtimi ndërkombëtar ka përfunduar. Një histori nëntëvjeçare, që nisi në vitin 2017 dhe përjetoi kulmin me pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë, mbyllet tashmë me 24 ndeshje dhe dy asistime për Shqipërinë.

Next Post
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In