• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tjetërsimi i 58 ha tokë në Spille, 9 të pandehur në gjykatë

by A R
13/07/2018 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja e tjetërsimit të 58 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë shkon drejt gjykimit.

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë u zhvillua të premten seanca paraprake e kalimit për gjykim të akteve të dosjes së Spillesë.

Nën akuzë për tjetërsimin e tokës shtetërore në bregdet, ranishte dhe pyll, janë 9 ish-zyrtarë publikë vendorë, të cilët përmes shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve kaluan në pronësi të shtetasve të ndryshëm sipërfaqe të konsiderueshme të bregdetit të Spillesë, në Kavajë.

Prokuroria e këtij Rrethi Gjyqësor nisi procedimin penal ndaj tyre që në maj të vitit të kaluar. Në bazë të hetimeve, Prokuroria e Kavajës vuri nën sekuestro fillimisht 36 ha, e pas verifikimeve edhe 22 hektarë të tjerë.

Kjo është çështja më e bujshme e hetuar nga organi i akuzës së Kavajës, për shkak të dëmit publik të shkaktuar dhe numrit të madh të të akuzuarve, ish-zyrtarë publikë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë dhe pranë Njësisë Administrative Kryevidh, në territorin e së cilës ndodhet e gjithë sipërfaqja e tjetërsuar e plazhit të Spillesë.

Së shpejti pritet që Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë të kalojë për gjykim edhe dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë e punonjësve të kësaj bashkie për shpërdorim detyre dhe abuzime në plazhin e Spillesë, si dhe çështjen në ngarkim të biznesmenit Idlir Karkini, për pastrim produktesh të veprës penale e posedimin në mënyrë abuzive të 9.000 m2 në ish-Repartin Ushtarak, Poligonin e Qitjes në fshatin Rreth-Greth të Kavajës./a.m.

Next Post
Teza doli para provimit? Nikolla: PD filloi ‘babalen’ e radhës…

"Po mban peng dëftesat e nxënësve", Nikolla i përgjigjet PD: Ja e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In