• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po mban peng dëftesat e nxënësve”, Nikolla i përgjigjet PD: Ja e vërteta

by A R
13/07/2018 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike akuzoi ministren e Arsimit Lindita Nikolla se po mban peng dëftesat për 420 mijë nxënës. Po ashtu, selia blu ka hedhur akuza prej ditësh së dëftesat janë me gabime.

Pas akuzave, ka ardhur reagimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Ajo hedh poshtë pretendimet e opozitës teksa deklaron se dëftesat po shpërndahen.

Po ashtu, ajo mohon që dëftesat të jenë me gabime.

“Informoj nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e certifikatës dhe diplomës për maturantët, po vijojmë me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniveristar. Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.
Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit”, deklaroi Nikolla.

Ajo sfidoi opozitën teksa tha më tej: “Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës”.

Reagimi i plotë i Nikollës:

Informoj nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e certifikatës dhe diplomës për maturantët, po vijojmë me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniveristar. Nuk ka asnjë dëftese me gabime. Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit.
Janë plotësuar dhe legalizuar çdo diplomë e maturantëve që kërkojnë të studiojnë jashtë shtetit. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka punuar orar pa orar dhe nuk kemi patur asnjë ankesë për vonesë apo mosmarrje diplome.
Të tregoj një emër maturanti PD që pengohet për shkak të certifikatës.

Ka vetëm një mungesë. Mungesa e alternativës nga një parti e zhytur në gënjeshtra e shpifje të ulta.
Shpifja nuk është alternativë për arsimin. Gënjeshtra jo e jo!
Unë jam në krye të detyrës. Takoj çdo ditë prindër, nxënës e mësues.
Me pushime ndoshta është z. Boçi që flet përçart për pazare e afera.
Boll më me farsën e paturp të njeriut që fshihet pas tezës që kjo është politika, ndaj mos i merr seriozisht se çfarë them unë.
Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje.
Për mua kjo është politika më e keqe.
Mungesën e alternativës ta zëvendësosh me shpifje e denigrime.
Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve por Ministria e Brendshme.
Mësoje zoti Boçi para se të akuzosh.

/a.m.

Next Post
Era Istrefi flet nga Rusia për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit

Era Istrefi flet nga Rusia për “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vettingu çon drejt mbylljes 9 gjykata, mijëra dosje stok nga mungesa e gjyqtarëve

Raporti i KE-së për Shqipërinë, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve!

November 6, 2026
“Më kanë ofruar zv.kryeministër…! Mua jo”- Lapaj dhe Qori përplasen në studio mes tyre: Ti nuk kishe vota! Askush nuk më afrohet…

“Më kanë ofruar zv.kryeministër…! Mua jo”- Lapaj dhe Qori përplasen në studio mes tyre: Ti nuk kishe vota! Askush nuk më afrohet…

November 6, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Komisioni Evropian vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri sjell përafrimin me standardet e BE-së

November 6, 2026
Reforma e inspektimeve/ Ministrja Ibrahimaj: Në vitin 2027 do ngremë sistemin e ri, synojmë të shmangim mbivendosjen e kontrolleve!

Reforma e inspektimeve/ Ministrja Ibrahimaj: Në vitin 2027 do ngremë sistemin e ri, synojmë të shmangim mbivendosjen e kontrolleve!

November 6, 2026
VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij: Mbrojtja, investimet dhe…

VIDEO/ Ambasada e SHBA ndan mesazhin, ambasadori Eric Wendt përshëndet shqiptarët dhe ndan 3 fushat prioritare të misionit të tij: Mbrojtja, investimet dhe…

November 6, 2026
“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

“Qasje e re dhe sistem modern kontrolli”- Kryeinspektori Sula: Reformë në sistemin e inspektimit, prioritet parandalimi i shkeljeve dhe zbatimi i ligjit

November 6, 2026
Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensionit!

November 6, 2026
Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK!

November 6, 2026
“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

“Do të bëjmë sikur nuk është incest?”- Motrat Kylie dhe Kendall Jenner trondisin rrjetin me puthjen në buzë: Nuk është gjithçka…

November 6, 2026
Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In