• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diplomatët rusë ‘non grata’, Bushati: Vendimi në koordinim me NATO-n!

by Java News
26/03/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria nuk mbetet pas Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Europian, vendi ynë vendosi këtë të hënë dëbimin e dy diplomatëve rusë. Në një lidhje telefonike ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa theksoi për Top Channel se edhe në të kaluarën ka pasur qëndrime që janë shprehur në mënyrë zyrtare ky vendim ka ardhur 48 orët e fundit si koordimin brenda aleancës së NATO-s, si përgjigje të veprimeve të kohëve të fundit. Duke përmendur edhe rastin më të fundit të vrasjes së ish-spiunit rus në Britani.

Përse është marrë ky vendim? Ka pasur të dhëna edhe më parë se dy diplomatët rusë në Tiranë ishin përfshirë në aktivitete që nuk përputhen me standardin e tyre diplomatik. Bëhet fjalë në fakt për spiunazh?

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në BE. E kemi thënë disa herë, siç na e kanë bërë me dije edhe partnerët ndërkombëtarë çështjen e linkzimit e politikës sonë të jashtme me këto organizma. Tanimë kemi kaluar në një fazë tjetër, atë të koordinimit të veprimeve me partnerët tanë në NATO, dhe ky është një veprim i koordinuar me to, në përgjigje të zhvillimeve të fundit, sidomos pas rastit që u bë publik në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka pasur dhe më herët sinjale në lidhje me veprimtarinë që nuk përputhet me statusin diplomatik të këtyre dy diplomatëve, të Atasheut dhe të Sekretarit të Parë?

Natyrisht, Shqipëria është një vend që ka qartësi strategjike për sa i përket sidomos vlerave dhe parimeve kryesore Euro-Atlantike. Ka pasur në të shkuarën qëndrime që janë shprehur në rrugë zyrtare, si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu edhe nga struktura të tjera shtetërore. Por mund t’ju them se 48 orët e fundit ka pasur një koordinim brenda NATO-s, edhe me partnerë të rëndësishëm, anëtarë të BE, mbi format dhe mënyrat se si mund t’i përgjigjeshim asaj çka u bë publike në Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas provave paraprake flitet qartë për implikime nga ana e palës ruse.

Zoti Bushati, çfarë rrezikon Shqipëria në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë pas këtij vendimi?

Nuk besoj se ka diskutim që ky është një vendim i vështirë. Shqipëria, natyrisht, kur ka ndërmarrë këtë vendim, ka marrë në shqyrtim edhe të gjitha konsekuencat që mund të vijnë nga ky rreshtim në kampin perëndimor dhe mbase nuk është rastësi që sot në Ballkanin Perëndimor kanë ndodhur disa ngjarje, dhe sot për sot kemi rreshtime edhe të vendeve që janë apo që aspirojnë të jenë anëtarë të BE, përkundrejt thirrjeve që kanë ardhur qoftë nga SHBA apo Mbretëria e Bashkuar, për një rreshtim në kampe mbi bazën e disa vlerave të cilat ne i mbrojmë dhe duhet t’i promovojmë.

Duhet të presim edhe largim të diplomatëve tanë nga Moska, logjikisht, apo jo?

Do të duhet që të presim me qetësi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Ka disa zhvillime në kalendarin politik dhe diplomatik, qoftë në aspektin dypalësh, por edhe në suazën e NATO-s, duke qenë se në pak ditë do të ketë një ministeral të NATO-s ku kjo do të jetë një temë e rëndësishme për diskutim dhe më pas do të jetë gjithashtu samiti i NATO-s, ku një përgjigje sa më kolektive e sa më e njëtrajtshme që mund të vijë nga vendet anëtare të NATO-s e të BE ndaj këtij fenomeni, besojmë se aq më e sigurt do të jetë hapësira në të cilën ne jetojmë.

Z.Bushati, cili ishte reagimi i ambasadorit rus kur ia komunikuat këtë vendim? Sepse në punën tuaj hyjnë dhe marrëdhëniet personale në mes.

Ambasadori është thirrur nga strukturat përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përputhje me praktikën diplomatike. Natyrisht që kur vjen puna te dëbimi i diplomatëve të vendeve të ndryshme, praktika shqiptare nuk është e pasur. Është shumë e rrallë në këtë drejtim. Natyrisht që shtetet përpiqen ta përdorin këtë formë si veprimin e tyre të fundit në marrëdhëniet diplomatike. Nuk është se është një nga ato takime që dikush do të dëshironte që të përballej.

Next Post
VIDEO/ Si sociologe thoshte se duhet futur në tekstet shkollore koncepti i martesave gay, sot si deputete e PD ndërron mëndje

VIDEO/ Si sociologe thoshte se duhet futur në tekstet shkollore koncepti i martesave gay, sot si deputete e PD ndërron mëndje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Protesta e dhunshme, Gjykata e Tiranës liron një tjetër të arrestuar nga Policia (EMRI)

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilësohen si tradhtarë!

October 24, 2026
“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

“E pavërtetë!”- MIA përgënjeshtron lajmin në rrjetet sociale për tarifën në Rrugën e Kombit: Nuk do të bëhet 8 euro!

October 24, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

October 24, 2026
“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

“Shkatërruesit e bizneseve para drejtësisë!”- Demo ndan detajet: Protestuesit e dhunshëm e të maskuar u identifikuan përmes teknologjisë, po zbulojmë dhe të tjerët

October 24, 2026
“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

“Së shpejti masa edhe për barazinë sociale”- Rama përsërit thirrjen për dialog ndaj protestuesve: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

October 24, 2026
“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! Duart e huaja…

October 24, 2026
Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

Protestat e dhunshme, Rama: Flama e terrorit urban të Atifës është shfaqur me forcën e vet të verbër! Jemi në koordinim me Italinë dhe Francën

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë me molotovë drejt Policisë te Ministria e Arsimit, efektivët i shpërndajnë me gaz e ujë, disa shoqërime!

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

October 24, 2026
“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

“Qëllimi i qartë, destabilizimi i vendit”- Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë (VIDEO)

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In