• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dibër, kandidati Shehu: Ndihma ekonomike po përdoret për presion ndaj zgjedhësve

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu u takua me banorë të fshatrave Selishtë, Hurdhë Muhur dhe Fushë Muhur. Shehu u njoh me shqetësimet e banorëve për presionin që u bëhet, “votë në këmbim të ndihmës ekonomike” dhe me faktin që ndihma ekonomike u është hequr familjeve në nevojë dhe u është dhënë personave me lidhje me pushtetin.

Kandidati për kryebashkiak duke e konsideruar kriminal këtë fakt theksoi me me drejtimin e Bashkisë prej tij listat e ndihmës ekonomike do të jenë të shpalluara publikisht dhe ndihma do t’i shkojë atij që ia jep ligji, pra që ka nevojë.

“Ndihma ekonomike përdoret për vota. Ndihma ekonomike përdoret për presion. Ndihma ekonomike nuk paguhet  në kohë. Të gjitha këto janë abuzive. Ndihmën ekonomike vëllezër ua jep ligji, jo kryetari i bashkisë . ju garantoj se listat e ndihmës ekonomike do ti keni të shpallura atje në murin e njësisë administrative, që secili të shohë sa merr dhe kush e merr ndihmën ekonomike, që ndihma ekonomike të shkojë tek ai që i takon”, tha Shehu.

Infrastruktura, ujësjellësi dhe kanalizimit ishin po ashtu në qendër të bashkëbisedimit të zotit Shehu me banorët. Kthimi i administratës në punë për t’u shërbyer qytetarëve të Dibrës është domosdoshmëri, tha zoti Shehu i cili nënvizoi se sot ata marrin vetëm rrogën.

“Ne do të rikthejmë administratën në shërbimin tuaj. Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve prioritet do të ketë zona, siç është zona juaj, Selishta, Zall Dardha, Reçi dhe Lura të cilat janë akoma të paasfaltuara. Ndërmarrja e Ujësjellësit në Peshkopi ka jo pak, ka 50 veta dhe nuk ka njerëz që vijnë për të zgjidhur problemet e furnizimit apo problemet e funksionimit të këtij sistemi.  Kjo ndërmarrje do të ketë njerëz nga ju që çdo ditë të kontrollojë funksionimin e sistemit”, tha Shehu.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Nënë Tereza në vitin 1979 në Aeroportin e Prishtinës

Nënë Tereza në vitin 1979 në Aeroportin e Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com