• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detajet: Shqiptari e kreu krimin në vendin që viktima kishte frikë të kalonte, edhe sot nuk dihet pse ai…

by A R
08/04/2022 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesja Sabina Nessa, e cila u vra nga shqiptari Koçi Selamaj, humbi jetën pasi mori një rrugë për shkurt të cilën kishte shumë frikë që ta përdorte zakonisht. 28-vjeçarja ishte vonë për një darkë me një mikeshë të sajën dhe kishte vendosur që të merrte rrugën për shkurt në parkun Cator, Kidbrooke, në juglindje të Londrës.

Ajo nuk e kishte idenë që shqiptari Koçi Selamaj do t’i dilte fshehurazi. Ai kishte udhëtuar më shumë se 128 kilometra nga shtëpia e tij në Eastbourne. Vrasja u filmua nga një kamera sigurie, por imazhet bardhezi e bënin të pamundur identifikimin e Selamajt, i cili mbante të veshur një kapuç në kokë.  Ai ka vrapuar pas Sabinës dhe e ka goditur 34 herë në kokë me një trekëndësh rreziku që përdoret nga shoferët. Për pasojë ajo do të ngelte pa ndjenja dhe u rrëzua në një stol të parkut.

Më pas, Selamaj ka marrë trupin dhe e ka dërguar në një vend të mbuluar me bar. Policia beson se ai ka mbytur Sabinën dhe i ka hequr asaj të brendshmet. Pastaj ka shkuar tek vendi ku e ka goditur dhe ka marrë çfarë kishte ngelur. Pas kësaj, ai zhduket sërish për t’u kthyer 10 minuta më vonë dhe mundohet të fshijë stolin. Policët kanë zbuluar rrugën që ka ndjekur në park Selamaj falë reflektimit që kishte trekëndëshi i rrezikut.

Trupi i pajetë i Sabinës, do të gjendej një ditë pas zhdukjes dhe ishte mbuluar nga bari i gjatë. Identifikimi i saj do të bëhej nga pasaporta që kishte në xhaketë. Fustani i ishte hequr, veshjet intime i mungonin. Detektivët menjëherë nuhatën që kishin të bënin me një vrasje të motivuar seksualisht. Ditën e vrasjes, para se të kryente aktin, Selamaj kishte shkuar në hotelin Grand në Eastbourne, aty ku punonte ish-gruaja e tij. Çifti ishte ndarë, por Selamaj e kishte ftuar atë në makinën e tij dhe ajo ka thënë që të jepte përshtypjen që ai donte të kryente marrëdhënie seksuale në sediljen e pasme, por ajo kishte refuzuar.

Më pas, ish-gruaja e Selamajt i ka thënë detektivëve se ishte viktimë e abuzimit dhe ka treguar 3 raste kur ai ishte përpjekur që ta mbyste atë, por nuk kishte bërë asnjë denoncim në polici. Madje për Daily Mail ajo është shprehur se Selamaj ishte martuar me të, një shtetase rumune, vetëm për dokumente. Edhe stafi i hotelit ku punonte gruaja ka pasur probleme me sjelljen e pakëndshme të Selamajt. Kur ai ka bërë check-in në hotel ka qenë mjaftueshëm dyshues për të telefonuar policinë, megjithatë askush nuk ka marrë ndonjë veprim.

Sipas policisë, Selamaj udhëtoi në Brighton me një Nissan Micra. Pas kësaj u drejtua për në Kidbrooke. Kjo është hera e parë që ai viziton këtë pjesë të Londrës dhe askush nuk ka asnjë ide se pse.

Policia ka përdorur kamerat e sigurisë për të ndërtuar rrugën që ka përdorur autori. Selamaj u identifikua fillimisht nga kamerat që regjistrojnë targat teksa udhëtonte në një autostradë. Ai ka blerë një okllai pranë parkut Cotor. Policia dyshon se këtë mjet ai do ta përdorte si armë në krimin e tij. Por kjo derisa ka zbuluar trekëndëshin më të rëndë të rrezikut.

Selamaj u vra një javë pas vrasjes së Sabinës. Punonjësi i një pike karburanti nuk kishte pasur dënime të tjera më parë, por sapo është futur në qeli është parë me duart mbi kokë dhe duke ecur lart e poshtë. Ajo që shkruajnë mediat është se Selamaj pasi është paralajmëruar gjatë arrestimit ka thënë: Çfarë ndodh nëse unë hapem tani dhe i them të gjitha?

/a.r

Next Post
Gjendet i vdekur në hotel 39-vjeçari në Tiranë, detajet

Gjendet i vdekur në hotel 39-vjeçari në Tiranë, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh përballë zhurmës”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

October 3, 2026
Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

October 3, 2026
“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com