• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rezoluta për integrimin në BE, Bardhi: Rama duhet të ishte këtu; Balla: Është dokumenti më mirë që kemi miratuar

by A R
14/05/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka nisur me diskutime lidhur me rezolutën që përcakton angazhimet e parlamentit për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Rezoluta është hartuar në dakordësi mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërsa pritet të diskutohet në seancë plenare për rreth 5 orë.

Gjatë debatit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të ishte këtu në seancë për të dhënë llogari mbi procesin e integrimit. Ai theksoi gjithashtu se kryeministri dhe ministri përgjegjës për negociatat me BE-në duhet të ishin në seancë për të raportuar mbi prioritetin kombëtar, atë të integrimit në BE.

 “Diskutimi për raportin e integrimit për 5 orë është dakordësuar. Bashkimi i dy çështjeve ka qenë vendimmarrje e njëanshme e mazhorancës dhe jo e dakordësuar. Raporti i Këshillit të Ministrave për integrimin është pjesë e llogaridhënies që qeveria jep në Kuvend dhe është kryeministri që, sipas Kushtetutës, përfaqëson Këshillin e Ministrave në raport me institucionet e tjera dhe duhej të ishte ai këtu që të informonte Kuvendin mbi procesin e integrimit. Ne kemi një ministër shteti përgjegjës për negociatat me BE dhe nuk është sot prezent. Nëse llogaridhënia bëhet me korrespondencë, nuk bëhet kështu. Secili përgjigjet për përgjegjësitë kushtetuese që ka para Kuvendit. Ne e kemi quajtur bashkërisht integrimin prioritet mbarëkombëtar dhe ne nuk kemi prezent kryeministrin. Ai vjen vetëm për të votuar kur duhet numri përkatës, është kryeministër kartoni. Nuk funksionon kështu në asnjë vend demokratik, kryeministri është i detyruar të vijë të japë llogari, aq më tepër për integrimin që është prioritet kombëtar”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, vlerësoi dokumentin e hartuar si një ndër më të mirët e miratuar nga komisioni, duke theksuar se ai përfshin si kritikën ashtu edhe angazhimin për objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ai u bëri thirrje deputetëve që fillimisht të dëgjohet rezoluta dhe më pas të zhvillohet debati parlamentar.

“Kemi miratuar një dokument shumë të mirë, ndër më të mirët që ka miratuar ky komision dhe pas 5 orësh debat ka brenda edhe kritikën, edhe angazhimin, edhe syrin objektiv, por edhe yllin orientues të Shqipërisë sonë që është anëtarësimi në BE. Ky mocion me debat sot është i lidhur me nenin ku thuhet se në përfundim të debatit miratohet rezoluta dhe në fund të 5 orëve debat të miratojmë rezolutën që ka kaluar me konsensus. Do ishte mirë ta dëgjonim rezolutën dhe më pas të hapim debatin. Falënderoj anëtarët e Komisionit të Jashtëm pasi këto 48 orë kanë qenë një punë intensive dhe të mos e prishim punën e mirë dhe të ecim përpara me diskutimin. Të dëgjojmë produktin e punës dhe pastaj të diskutojmë”, tha Balla.

Next Post
Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

Ndërtim i paligjshëm në Sarandë, arrestohen 8 persona, shpallet në kërkim pronarja e hapësirës së plazhit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com