• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çështja u paragjykua”/ Gjykata i ktheu mbrapsht padinë për kandidimin në PD, Mereme Sela ankim në Apel

by A R
14/05/2026 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mereme Sela i është drejtuar sot me një ankim Gjykatës ë Apelit, pasi Gjykata e Tiranës i ktheu mbrapsht padinë kundër refuzimit që iu bë kandidaturës së saj nga PD për zgjedhjet për kryetar të 23 majit.

Ankimi i plotë:

1. Menjëherë sapo m’u njoftua vendimi i sipërcituar, po e kundërshtoj me këtë ankim të veçantë, të ushtruar brenda afatit ligjor 5 ditor nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. Vendimi nr. 2397, datë 8. 5. 2026, “Për kthim aktesh”, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është haptazi i kundraligjshëm dhe më së shumti shprehje e frikës së gjyqtares për të gjykuar një çështje, që hyn në domenin politik, ndaj i kërkoj të nderuarës Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, që konform nenit 466, shkronja “ç”, në lidhje me nenin 467, shkronja “b” (është cënuar parimi i paanësisë) të K. Pr. Civile ta prishë atë vendim dhe ta dërgojë çështjen për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

2. Shkaku i parë ligjor: Gjykata në kundërshtim me nenin 154/a të K. Pr. Cvile, si dhe me vetë përmbajtjen e kërkesë padisë dhe të akteve shoqëruese, që kam depozituar ma ka kthyer atë, pa arsyetuar plotësisht, që pse ka zgjedhur të m’i kthejë aktet direkt dhe jo të më lërë një afat për plotësimin e të metave të saj. Pra legjislatori i ka dhënë Gjykatës një lloj diskrecioni, por jo ta ushtrojë me arbitraritet, por në unison me dispozitat e tjera, si dhe me aktet që kam depozituar unë në Gjykatë. Në rastin konkret e meta kryesore, që ka konstatuar Gjykata është që nuk kam paguar tarifën e padisë. Unë e kam dërguar padinë me postë për shpejtësi, meqenëse bëhet fjalë për zgjedhjet brenda një partie politike, që do të mbahen brenda këtij muaji, por patjetër që nëse do të ma referonte këtë të metë me shkrim ose në datën e caktuar për një gjykim të shpejtë, unë do ta paguaja menjëherë në zyrën e financës së Gjykatës. Gjykata e gjen me të meta padinë, pasi nuk i paskam bashkëlidhur një kopje të mjetit tim të identifikimit. Ky kërkim i Gjykatës bie në kundërshtim me vetë nenin 154, pika 1, shkronja “b”, të K. Pr. Civile, pasi aty askund nuk shkruhet për këtë kusht. Secila palë ose përfaqësues legjitimohet në çastin, që paraqitet para Gjykatës dhe identifikohet me letërnjoftimin përkatës, për më tepër unë e kam shkruar numrin personal në padi, pra identifikohem menjëherë. Gjykata konsideron të metë se nuk ia kam shkruar adresën e saktë të selisë së Partisë Demokratike. Sigurisht edhe kjo është një “e metë”, e rregullueshme, pasi në vendin tonë, të gjithë i dinë edhe nga ana vizuale adresat dhe selitë e dy partive kryesore politike në vend. Ndërkohë që në provat që kam bashkëlidhur janë aktet e PD-së ku është logoja dhe adresa zyrtare, prandaj ky nuk është një shkak për t’u evokuar. Ja pse vendimi i Gjykatës për të më kthyer direkt kërkesë- padinë pa më dhënë një afat që unë t’i plotësoj këto të meta anësore e krejt minimale të saj është më shumë shprehje e frikës për ta gjykuar këtë çështje.

3. Shkaku i dytë ligjor: Gjykata e ka paragjykuar çështjen, pa më dëgjuar në themel për të, në kundërshtim flagrant me nenin 42, pika 2, të Kushtetutës. Kështu Gjykata, në fq. 3, në pjesën “Së katërti” arsyeton se: “…konstatohet se në kërkesëpadi nuk janë parashtruar rrethanat e faktit dhe faktet që kërkohen të provohen në këtë gjykim.” Unë e kam shkruar thelbin e padisë, si në objektin e saj dhe në përmbajtje në mënyrë lakonike, që me anë të kësaj padie kërkoja rikthimin tim në garën brenda partisë, e ndër të tjera konstatimin e shkeljes së rëndë të stautit dhe parimeve të demokracisë së brendshme. Për më tepër në padi kam evokuar nenin 46, pika 8, të Statutit të PD-së, ku parashikohet se: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithëshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.”, pra kualifikimi i si kandidat i Sali Berishës është nul dhe në kundërshtim me statutin. Si mundet gjyqtarja ta paragjykojë çështjen kësisoj, pra nuk mendoj se kjo padi ka nevojë për një narracion të gjatë, si një roman. Unë e kam shkruar në mënyrë lakonike duke identifkuar saktë shkeljen statutore dhe kërkimin thelbësor rikthimin tim në garë brenda partisë. Dalja e gjykatës në një konkluzion, pa u shqyrtuar çështja, pa i dëgjuar palët mbi themelin e saj është paragjykim i çështjes dhe një vendimmarje që Gjykata nuk mund ta përfshijë si “kthim aktesh”. Kjo kërkesë-padi me anë të së cilës synoj të rikthehem në garë, por edhe ta pastroj garën nga kandidatët, që janë kualifikuar në kundërshtim me statutin e ka frikësuar gjyqtaren, ndaj ajo ka zgjedhur rrugën më të shkurtër për ta groposur këtë çështje.

4. Nëse gjyqtarja do të më njoftonte për të metat, si më lart të cilat as janë substanciale dhe as e motivojnë mjaftueshëm këtë vendim gjykate unë do t’i kisha plotësuar menjëherë e mbase nëse do të na caktonte një seancë të shpejtë përgatitore në kuptimin e nenit 158/9 “Veprimet e pajtimit”, të K. Pr. Civile do të na kishte ndihmuar për ta zgjidhur këtë çështje me pajtim, rol të cilin siç duket nuk ka dëshiruar as ta luajë.

5. Si konkluzion, ky vendim “Për kthim aktesh” është shprehje e qartë e paragjykimit të çështjes. Gjyqtarja në pamundësi objektive për ta paraqitur kërkesën për heqje dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje se nuk kishte shkak të mjaftueshëm ligjor, e ka nisur këtë çështje në kalendat greke, duke ma hequr mundësinë: (i) që ta zgjidhë me pajtim atë; (ii) ose të dëgjohem mbi themelin e saj, duke ma vështirësuar kërkimin e së drejtës sime dhe duke kontribuar kësisoj ajo (Gjykata) drejtpërdrejtë në konsolidimin e autokracisë në partitë tona politike.

6. Në këto kushte, i kërkoj të nderuarës Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, që konform nenit 466, shkronja “ç”, në lidhje me nenin 467, shkronja “b” (është cënuar parimi i paanësisë) të K. Pr. Civile ta prishë atë vendim dhe ta dërgojë çështjen për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi jemi para një vendimi të sforcuar, haptazi të kundraligjshëm, që bie ndesh me Kushtetutën dhe me Kodin e Procedurës Civile, si dhe është një nga rastet e shumta, kur Gjykata nuk ka guximin qytetar ta zgjidhë gjyqësisht mosmarrëveshjen, por zgjedh haptazi të jetë e anshme dhe kundër palës paditëse.

USHTRUESE E ANKIMIT TË VEÇANTË

(PADITËSE NË PROCESIN GJYQËSOR)

Next Post
Pr/rezoluta për Integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar

Pr/rezoluta për Integrimin, Hasani: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com